Anti-Mafia25 Qershor 2024, 16:01

Nuk ndalet Fideli i Partisë: 243 mijë Euro studio lëvizëse; para 1 jave pagoi 360 mijë Euro për studio në KOKSH

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ndalet Fideli i Partisë: 243 mijë Euro studio lëvizëse;
Fideli i Partisë /

Nuk ka asnjë pengesë ligjore, që drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, mbështetur në 13 denoncimet e “Pamfleti”-t, me prova të përvetësimit të fondeve publike në vlerë 21 milionë Euro, të fillojë vetë hetim kryesisht me indice për Presidentin e Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i skeduar dhe si ekzemplar i botës së errët të krimit të organizuar...

Nuk ka nevojë të bëhen komente, për të vërtetuar vjedhjet që po u bën prej 3 vitesh fondeve të Komitetit Olimpik Shqiptar, drejtuesi Fidel Ylli, i njohur për drejtësinë si Fideli i kokainës, kullave, bankave lavatriçe e biznesit mafioz të basteve e kazinove.

Provat e vjedhjeve me tenderë fiktivë çdo javë e muaj, janë të dokumentuara në drejtorinë e financave të Komitetin Olimpik Shqiptar, në Thesarin e Shtetit, në buxhetin e Ministrisë së Arsimit që ka dhënë fondet dhe në Agjencinë e Prokurimeve, ku vërtetohet gjithçka.

Më 24 qershor 2014, Fidel Ylli ka njoftuar se ka blerë një auto-studio lëvizëse, për të zhvilluar biseda sportive në emër të KOKSH, me vlerë kontrate 243 mijë Euro të firmosur prej tij më 14 qershor 2024, dhënë pa garë firmës “U.R.T Sh.p.k”.

Nuk ndalet Fideli i Partisë: 243 mijë Euro studio lëvizëse;

Bën përshtypje fakti, që kontrata e këtij tenderi për blerje studio lëvizëse është firmosur nga Fidel Ylli më 14 qershor 2024, kur vetë Fideli ishte në Gjermani si pjesë e delegacionit sportiv zyrtar për të ndjekur takimin Shqipëri-Itali.

Nuk dihet, se cila “gocë ekselente” e stafit drejtues të KOKSH ka firmosur në emër të Fidel Yllit për këtë tender, ose vetë Fideli e ka firmosur kontratën para shpalljes së fituesit për studion lëvizëse, siç ka vepruar përherë me paracaktim të kompanive që u ka dhënë miliardat.

Por ka dokument, që vërteton se  më 18 qershor 2024, Fidel Ylli shpalli një tender tjetër fiktiv me vlerë 360 mijë Euro, për ndërtim studio mediatike brenda mjediseve të Komitetit Olimpik Shqiptar, për transmetimin dhe komentimin e aktiviteteve të ekipeve sportive shkollore.

Edhe ky tender është skeduar si vjedhje, mbasi Komiteti Olimpik Shqiptar, ka studio multi-mediale për biseda e transmetime live, të quajtur kanali “Live Stream”, i financuar si donacion 900 mijë USD nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa në total gjatë 2 viteve të fundit, Fideli ka bërë 21 milionë Euro tenderë fiktivë me fondet  që i ka dhënë qeveria.

Nuk ka asnjë pengesë ligjore, që drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, mbështetur në 13 denoncimet e “Pamfleti”-t, me prova vjedhjesh të fondeve publike, të fillojë vetë hetim kryesisht me indice për Presidentin e Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i skeduar si dhe si ekzemplar i botës së errët të krimit të organizuar./Pamfleti

fideli i partisë studio lëvizëse koksh