TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia28 Nëntor 2024, 21:26

Paralajmërimi i Dumanit, kush janë 200 emrat e ngelur në Vetting që rrezikojnë hetimin?

Shkruar nga Pamfleti

 

Paralajmërimi i Dumanit, kush janë 200 emrat e ngelur në Vetting
Dumani-KPA

 

Ja emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga vetingu me vendim të formës së prerë...

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani bëri një paralajmërim të fortë ditën e hënë, duke deklaruar se SPAK do të hapë dosjet e të ngelurve në Vetting.

SHBA dhe BE deri më tani kanë kërkuar disa herë që të ketë ndjekje penale për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar për probleme me pasurinë. Por SPAK e ka justifikuar amnisitmin e tyre me argumentin se ata kanë në kompetencë vetëm anëtarët e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Pra nuk i hetonte dot ata që kanë shërbyer në Shkallën e Parë dhe në Apel.

Por Dumani dha një paralajmërim të fortë. Ai tha se ata do mundohen që në kuadër të vendimeve të KPK, të gjejnë prova për korrupsion, që është juridiksion i SPAK.

Do të ndalem te ndjekja penale për subjekte që i janë nënshtruar vettingut. SPAK ka pasur dhe raste ku ka aplikuar ligjin anti mafia dhe i ka konfiskuar pasuri subjekteve të shkarkuara nga procesi i vlerësimit. Në hetim ka vend për të përmirësuar. Synojmë të përmirësojmë hetimin dhe të mos bëjmë gabime. Jemi përpjekur që aktet në procesin administrativ t'i përdorim në procesin penal për të gjetur prova. Është një bazë e mirë, rezultatet e hetimit administrativ janë një bazë e mirë për të gjetur prova. Ne kemi në kompetencë gjyqtarë të GJK, GJL, Prokurorin e Përgjithshëm, anëtarë të KLGJ dhe KLD. Kemi numër të vogël subjektesh. E kemi cekur pak atje nuk kemi qenë të verbër në raport me vendimet e organeve të vettingut. Kemi regjistruar procedime penale, për veprën penale të korrupsionit”, tha Dumani.

Por kush janë të rrezikuarit e SPAK?  Sipas statistikave nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që nga 18 shkurti i vitit 2018 e deri më sot janë futur në sitë dhe janë marrë vendime nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për  805 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë, teksa u konfirmuan si pa probleme vetëm 373. 268 magjistratë janë konsideruar si problematikë nga KPK, në të paktën një prej shtyllave të rivlerësimit, dhe janë marrë vendime për shkarkim. Nga këta 146 gjyqtarë, 1 ish-gjyqtare në GJL; 116 prokurorë, 1 inspektor në KLGJ dhe 4 ndihmës ligjorë. Ndërsa 105 të tjerë janë larguar përmes dorëheqjes. Pjesa tjetër kaluan pa vendim.

Por shumë dosje janë ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Sipas statistikave të siguruar nga KPA, janë afro 200 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar me vendim të formës së prerë. Nga viti 2018 deri më 2023 janë shkarkuar 152 subjekte:  - 92 gjyqtarë; - 58 prokurorë; - 2 ndihmës ligjorë. Ndërkohë gjatë vitit 2024 janë shkarkuar nga detyra 42 persona.

Thënë më troç, janë afro 200 emra që janë shkarkuar me formë të prerë dhe të gjithë mund të jenë subjekte të SPAK. Më poshtë po publikojmë emrat e të shkarkuarve. Në një dokument janë emrat nga viti 2018 deri më 2023, databazë e hartuar nga “Albanian Institute of Science” dhe "Aksesi në drejtësi". Ndërkohë në tabelën e dytë janë emrat e shkarkuar gjatë këtij viti, të marra nga “Pamfleti” në faqen e KPA. /Pamfleti  

Paralajmërimi i Dumanit, kush janë 200 emrat e ngelur në VettingParalajmërimi i Dumanit, kush janë 200 emrat e ngelur në VettingParalajmërimi i Dumanit, kush janë 200 emrat e ngelur në VettingParalajmërimi i Dumanit, kush janë 200 emrat e ngelur në Vetting

Paralajmërimi i Dumanit, kush janë 200 emrat e ngelur në VettingParalajmërimi i Dumanit, kush janë 200 emrat e ngelur në VettingParalajmërimi i Dumanit, kush janë 200 emrat e ngelur në VettingParalajmërimi i Dumanit, kush janë 200 emrat e ngelur në Vetting

Paralajmërimi i Dumanit, kush janë 200 emrat e ngelur në VettingParalajmërimi i Dumanit, kush janë 200 emrat e ngelur në Vetting

Paralajmërimi i Dumanit, kush janë 200 emrat e ngelur në Vetting
Emrat e publikuar nga Albanian Institute of Science

Paralajmërimi i Dumanit, kush janë 200 emrat e ngelur në VettingParalajmërimi i Dumanit, kush janë 200 emrat e ngelur në Vetting

 

 

 

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje