Edhe në dosjen personale, kur u dënua 18 muaj burg në Athinë për armëmbajtje pa leje më 1999; dhe 3 vite burg më 2006 nga Gjykata e Vlorës për thirrje anti-shqiptare, ai nuk figuron diplomat apo shkencëtar, por me kurs 6-muajor të kryer më 1994 në Qipro, ku mësoi profesionin për instalime termo-hidraulike, i dërguar nga Organizata e Vorio- Epirit
Shtetasi shqiptaro-grek Dhionisios Alfred Beleri u mbajt në paraburgim, me akuzën e blerjes së votave, si kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” të drejtuar nga Sali Berisha e Ilir Meta, ku bënë pjesë dhe partia etnike greke PBDNJ, që shpesh kryen veprimtari anti-shqiptare.
Nëse përgjegjësia morale për kandidimin e Dhionisios Belerit është e dyshes Berisha-Meta, përgjegjësia ligjore është e Kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi i cili e miratoi si kandidat, megjithëse Kushtetuta e Kodi Zgjedhor, i ndalojnë “tipa” me veprimtari penale e anti-kombëtare të vishen me mandate pushteti.
Nëse do ta shikojmë në planin shoqëror, acarimi i palës greke për arrestimin e Dhionisios Alfred Beleri, duket i ekzagjeruar siç e cilësoi DASH, mbasi Beleri nuk është diplomat i Shtetit Grek e vetëm duhej përzënë kur u kap me tregti votash.
Nuk e dimë, se me çfarë “punësh” merret Dhionisios Alfred Beleri në Greqi, por në Shqipëri është një qytetar i thjeshtë, i cili sipas regjistrit tatimor e sigurimeve shoqërore, figuron i dy punësuar si hotelxhi dhe dyqanxhi në Himarë, me pagë mujore 30 mijë lekë.
Më konkretisht, kandidati i Saliut, Ilirit e Vangjelit, figuron i punësuar nga shtetasja Egda Rapo si punonjës hoteli, dhe si i vetëpunësuar shitës dyqani perimesh në Himarë.

Por me dy mashtrime tatimore që përbëjnë vepër penale, mbasi në të njëjtën kohë punësimi, Dhionisios Alfred Beleri është regjistruar me 2 karta identiteti shqiptare të ndryshme, që do të thotë se njëra është false, por edhe me të njëjtin NIPT, si i punësuar hotelxhi te një subjekt tjetër dhe i vetëpunësuar shitës perimesh.
Pra, si qytetar ai figuron thjeshtë punonjës hoteli e shitës perimesh, ndërsa në fushatë u konstatua dhe u arrestua në flagrancë si blerës votash; madje policia e prokuroria nuk po i kërkojnë sqarime, për faktin që pagën mujore e ka 30 mijë lekë dhe blinte 1 votë 5 mijë lekë.
Edhe në dosjen e tij personale, kur u dënua 18 muaj burg në Athinë për armëmbajtje pa leje më 1999; dhe 3 vite burg më 2006 nga Gjykata e Vlorës për thirrje terroriste e anti-shqiptare në emër të lëvizjes epiriote, Fredi Beleri nuk figuron diplomat apo shkencëtar.
Por vetëm me kurs 6-mujor të kryer në vitin 1994 në Qipro, ku mësoi gjuhën greke dhe profesionin për instalimet termo-hidraulike, i dërguar dhe financuar nga Organizata e Vorio-Epirit, ndërsa në Shqipëri figuron shitës perimesh e blerës votash./Pamfleti
Lini një Përgjigje