Nga emigrant i thirrur për ushtrinë greke në ministër të Mbrojtjes, si e ndërtoi Edi Rama një karrierë të përshpejtuar për Vengun dhe familjen e tij...
Mbetet mister mënyra se si Pirro Vengu, në vitin 2013, në moshën 27-vjeçare, kaloi nga emigrant i thirrur për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Greqi si shtetas grek, në Drejtor Kabineti i Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Ky emërim shënoi fillimin e një karriere të pazakontë dhe të përshpejtuar në kupolën e pushtetit.
Nga viti 2013 deri në 2017, Vengu drejtoi kabinetin e Ministrisë së Jashtme. Më pas, në periudhën 2018–2024, ai u emërua Drejtor i Departamentit të Antikorrupsionit në Kryeministri, Drejtor i Autoritetit Portual të Durrësit, Anëtar Bordi në Kadastër dhe Kryetar Bordi në kompaninë e kullave “Alabbar”. Në korrik 2024, Edi Rama e emëroi Ministër të Mbrojtjes dhe më pas edhe deputet.
Kryeministri Edi Rama ka qenë faktori i vetëm politik që ka shtyrë këtë karrierë me shpejtësi të pazakontë. Ai e ka ngjitur Pirro Vengun në majën e shtetit, duke i besuar drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, dikasterit përgjegjës për sigurinë kombëtare dhe territoriale të Shqipërisë.
Për këtë emërim, Rama ka shpërfillur një fakt thelbësor. Pirro Thoma Vengu, deri në vitin 2013, ishte thirrur për të kryer shërbimin ushtarak si shtetas grek. Para se të betohej mbi Kushtetutën e Shqipërisë për besnikëri ndaj shtetit shqiptar, ai ishte betuar mbi Kushtetutën e Greqisë për besnikëri të përjetshme ndaj mbrojtjes së Greqisë. Ky fakt përbën konflikt të hapur me parimet kushtetuese që lidhen me drejtimin e sektorit të sigurisë.
Ndërkohë, Edi Rama ka ndërtuar një karrierë paralele edhe për bashkëshorten e tij. Në janar 2021, Eda Vengu u emërua Drejtore e Departamentit të Sigurisë në “Albcontrol”. Më pas ajo u vendos Këshilltare Politike në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, funksion që vazhdon ta mbajë edhe sot.
Me Vendim nr. 426, datë 26 qershor 2024, të firmosur nga kryeministri Edi Rama, Eda Vengu u emërua edhe Anëtare e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil, me funksion zëvendëskryetare. Kështu, familja Vengu ka përqendruar në duart e saj role kyçe në sektorë strategjikë të sigurisë ajrore, detare dhe infrastrukturore.

Prej dymbëdhjetë vitesh, Pirro Vengu ka ushtruar njëkohësisht ose me rotacion funksione në Ministrinë e Jashtme, Kryeministri, Autoritetin Portual të Durrësit, Kadastër, kompaninë “Alabbar”, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Kuvend. Paralelisht, përmes bashkëshortes së tij, familja ka kapur edhe Albcontrolin, Autoritetin e Aviacionit Civil dhe këshillimin politik në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky koncentrim i pushtetit në një rreth të ngushtë familjar nuk është rastësi. Është produkt i një modeli qeverisjeje ku besnikëria personale dhe interesat e kryeministrit prevalojnë mbi standardet kushtetuese dhe parimet e sigurisë kombëtare.
Mbetet për t’u parë se në cilat poste të tjera shtetërore Edi Rama do ta ngjisë më tej Pirro Vengun dhe bashkëshorten e tij, ndërsa përgjegjësitë për këtë skemë mbeten pa adresë institucionale./Pamfleti
O do bjerë Shqipëria ,o do bjerë Edi Rama!
Edi Rama bie( e lëshon vezë) në 2033.
Sikur vetem me thashe and theme duken kto historira. Nuk ka se si te jene te verteta!
Ke te drejte..ke 12 vite qe degjon vetem " verteta" dhe tani keto te duken "thashe e theme"..????
Nuk ka mbetë të them mendimet e mia vetem këtu. Ka mjaft vende tjera për tu shprehur. Nuk po u prishim besnikrinë nfaj Salukut
Eshte krijuar nje kaste emigratesh me pasaporte greke qe jane katapultuar pa pike merite apo shkollimi ne poste qe prekin sigurine kombetare. Perflitet se nr ngjitjen marramendese te karrieres se tyre ka dore ASFALIA greke, larg qofte.
Tenyakulat e Asfalise greke ne Shqiperi. Asfalia po mbron edhe Ballukun, ajo kur mori thirrjen nga SPAKu, separatiste shoj te padronet e saj te Asfalise. Vazhdo gjumin, o populli ynë!
Nje miku im me thote se Greqia e ka Shqiperine ne sirtar, si Berishen si Edin i ka ne kontroll te plote. Ne kete konstatim nuk shoh ndonje risi, ne ne fakt historikisht kemi qene kukulla te te tjereve, italianeve, jugosllaveve, ruseve, kinezeve e pse greqia nuk u dashka ta provoje Shqiperine?