
Nga krenari kombëtare në kolaps financiar, fundi i Air Albania bën jehonë ndërkombëtare
Falimentimi i "Air Albania" ka bërë bujë në arenën ndërkombëtare, duke u raportuar edhe nga media të specializuara si portali gjerman "Aero Telegraph", i njohur për analizat në sektorin global të aviacionit.
Sipas këtij raportimi, dështimi i Air Albania nuk është thjesht një krizë lokale, por një sinjal i fortë për dështimin e modeleve të improvizuara të linjave ajrore "kombëtare", që krijohen pa transparencë, pa konkurrencë dhe pa mbështetje reale financiare.
Në muajt e fundit, kompania është përballur me paditë e njëpasnjëshme në gjykata ndërkombëtare për mospagimin e avionëve të marrë me qira dhe shërbimeve të tjera. Fluturimet janë reduktuar në mënyrë drastike, ndërsa shumë linja të shpallura janë mbyllur pa paralajmërim, duke zhgënjyer pasagjerët dhe duke thelluar kaosin operativ.
Media gjermane thekson se Air Albania doli nga skena me një borxh që përllogaritet mbi 100 milionë euro dhe me vetëm një avion aktiv në fundin e saj, ndërkohë që partneri strategjik Turkish Airlines u tërhoq nga bashkëpunimi.
Në vështrimin ndërkombëtar, rasti i Air Albania po shërben si një “studim rasti” për mënyrën sesi projektet ajrore me mbështetje politike, por pa strategji tregu, përfundojnë në kolaps dhe në kosto të lartë për shtetin dhe qytetarët.
Artikulli
Të themelosh një linjë ajrore në Shqipëri duket se është një mision i pamundur. Vetëm në dy dekadat e fundit, gjashtë kompani kanë pezulluar aktivitetin: Ada Air, Belle Air, Albawings, Albatros Air, Albanian Airlines, dhe së fundmi, Air Albania. Këtë fillim dhjetori, Autoriteti i Aviacionit Civil i ka hequr licencën e operimit edhe “kompanisë kombëtare”, duke lënë pas një tjetër skandal me pasagjerë të zhgënjyer, punonjës pa paga dhe borxhe marramendëse.
Një projekt politik me erë nga Bosfori
Në maj të vitit 2017, kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shpallën themelimin e një linje ajrore shqiptare, me mbështetjen e Turkish Airlines. Kompania do të operonte si një sipërmarrje publike-private, me bazë në aeroportin e Tiranës, me qëllim të nxisë turizmin në rritje të Shqipërisë dhe të forcojë lidhjet strategjike mes dy vendeve.
Por që në nisje, projekti u shoqërua me polemika. Aksionet u ndanë pa asnjë garë publike: Turkish Airlines mori 49%, Albcontrol 10%, ndërsa një kompani e panjohur shqiptare e krijuar enkas, MDN Investment, mori 41%. Fluturimi i parë u krye në korrik 2018 me një Airbus A319 të marrë me qira nga Turkish Airlines në linjën Tiranë-Stamboll.
Fluturime me 10 pasagjerë dhe konkurrencë e pamëshirshme
Megjithëse fillimisht projekti u duk premtues, situata ndryshoi me ardhjen agresive në treg të kompanive loë-cost si Wizz Air dhe Ryanair. Këto gjigantë e shkundën tregun shqiptar me çmime të papërballueshme për Air Albania.
Në një përpjekje për t’u ringritur, në pranverën e vitit 2025, kompania njoftoi rifillimin e operimeve me 11 destinacione të reja, përfshirë Vjenën, duke marrë me qira avionë nga Fly 2 Sky dhe Sky Up. Por realiteti ishte tronditës: më 20 shkurt 2025, fluturimi inaugures për në Vjenë u krye me vetëm 10 pasagjerë në bord, ndërkohë që konkurrentët Ryanair, Ëizz Air dhe Austrian Airlines luftonin për çdo vend në atë linjë. Vetëm pas tre fluturimesh, kjo linjë u pezullua, ashtu si shumë të tjera.
Borxhe milionëshe, padi ndërkombëtare dhe largimi i partnerit turk
Në muajt e fundit, Air Albania u përball me padi në gjykata ndërkombëtare për mospagesa të qirasë së avionëve dhe shërbimeve të tjera si catering. Turkish Airlines njoftoi në nëntor se do të tërhiqej nga partneriteti dhe do të ndërpriste bashkëpunimin për linjën Tiranë-Stamboll. Ky ishte sinjali për fundin e pashmangshëm.
Borxhet e kompanisë përllogariten mbi 100 milionë euro, ndërsa operacionet u reduktuan në minimum, vetëm një avion i marrë me qira operonte fluturime drejt Milanos dhe Stambollit.
Më 2 dhjetor, me uljen e fluturimit ZB1003 që vinte nga Stambolli, historia e Air Albania përfundoi zyrtarisht, një histori e ndërtuar mbi ambicie politike, menaxhim të dyshimtë dhe mungesë transparence. /Pamfleti
Po nuk behet aviacion me mashtruesa si Sinan Idrizi dhe zari i tij Sinan ishik,na lan 6 muaj pa paga dhe kontribute sepse mbushin xhepat e tyre Faleminderit bablok qe ua dhe ne dore kompanin hijenave
Ore si se keni kuptu. Mori pa lek Flamurtarin, dhe kerkoj me cdo kusht ti afrohej Rames duke u zhagaravit. Atehere ish Gjika, qe e coj ne ate tavoline. Sajoj me miqt e tij afrimin e Palloshit me pjese afer Erdoganit me sajesa e gjona. Me leket qe bente afrime, tip tuneli, aueroporti e ndonje pisllik te vogel si me ata te Ramsit kto kohe, harxhon nje pjese tek Vlona ne futboll, ku thon se ska pagu ter punimet e stadiut atje, dhe me gjith cka punu eshte zi e eshte ndar per mashtrime plerlliqe. Ky eshte Cami Sinan Idrizi. Batakçi