
Për çfarë shërbeu maqedonasi ortak provizor i Skënder Dedjes, në kompaninë e 2 gradacielave te rruga e Kavajës...
Dy pista financimi të dyshimta dhe ortakëri të pajustifikuara ekspozojnë burime të mundshme kriminale në projektin e dy gradacielave
Kompania “Glob-3X Group Sh.p.k” e familjes Dedja deklaron investim prej 210 milionë eurosh për dy kulla në rrugën e Kavajës, ndërkohë që ka kapital vetëm 3.5 milionë euro dhe burime të pashpjeguara financiare. Ortakëria me shtetasin maqedonas Festim Dervishi dhe krijimi i kompanisë “Düren Investment Group” nga familjarët e Dedjas zbulojnë dy pista të forta për pastrim parash dhe transferime ilegale fondesh, të cilat kërkojnë hetim të menjëhershëm.
Rasti më tipik për hetim nga drejtësia, për ndërtime me të ardhura të dyshimta nga korrupsioni dhe aktivitetet kriminale, përfshin dy gradacielat që kompania “Glob-3X Group Sh.p.k” planifikon të ndërtojë në zonën e rrugës së Kavajës në Tiranë. Kjo kompani, në pronësi të Skënder dhe Visjan Dedjas, deklaron një investim prej 210 milionë eurosh për dy kulla, ndërkohë që ka kapital vetëm 3.5 milionë euro dhe nuk ka deklaruar burimin e financimit.
Nëse organet e drejtësisë vendosin të hetojnë këtë rast, përveç burimeve të mundshme të parave nga aktivitetet e kompanive “V.B.F Albania Transport International”, “Agjencia Turistike Riviera” dhe “Agjencia e Punësimeve Miqësia e Popujve”, hetimi duhet të ndjekë edhe dy pista të tjera.
Pista e parë lidhet me futjen në ortakëri të Festim Ejup Dervishit, lindur dhe banues në Greshnicë të Maqedonisë së Veriut. Ai është futur në ortakëri me Skënder dhe Visjan Dedjan në “Glob-3X Group”. Më 6 shtator 2019, Skënder Dedja i shiti Festim Dervishit 24 për qind të kapitalit të kompanisë për 24 mijë lekë, në një kohë kur kompania kishte kapital të deklaruar prej 3.4 milionë eurosh. Ky veprim përbënte një absurditet të plotë, pasi një ndërtues që përfitonte leje për pallate dhe kulla në zonat më të kërkuara të Tiranës nuk justifikonte shitjen e 24 për qind të kompanisë për një shumë të barabartë me pagën minimale të kohës.

Ky tjetërsim kapitali tërhoqi vëmendjen e strukturave të antikrimit ekonomik dhe shërbimeve të tjera shqiptare. Bashkëpunimi me homologët maqedonas zbuloi se ortakëria e Festim Dervishit me Skënder dhe Visjan Dedjan ishte bërë përmes një marrëveshjeje të transferimit ilegal të vlerave financiare, me destinacion investimet në ndërtime në Shqipëri nëpërmjet “Glob-3X Group Sh.p.k”.
Pasi segmente të antikrimit informuan Skënder Dedjan për hetimin, më 26 gusht 2020, një vit pas hyrjes në ortakëri, Festim Dervishi i ktheu përsëri 24 për qind të aksioneve Skënder Dedjas, duke ia shitur sërish për 24 mijë lekë. Palët nuk kanë shkëputur lidhjet e biznesit.

Pista e dytë lidhet me kompaninë hije “Düren Investment Group”, krijuar më 6 prill 2022 nga Brunilda Düren (Dedja), vajza e Skënder Dedjas, dhe nga dhëndri gjerman, Marcel Alexander Düren. Administratore figuron Hajrie Dedja, bashkëshortja e Skënderit. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Brunilda dhe Marcel Düren kanë deklaruar se kompania kryen aktivitet ndërtimi në Shqipëri dhe se financohet edhe nga Gjermania, pa deklaruar vlerat dhe burimet e këtyre fondeve. Në ekstraktin tatimor të kompanisë nuk figuron asnjë veprim që nga muaji prill 2022, ndërkohë që gjurmët e angazhimit në aktivitete të dyshimta janë të shumta./Pamfleti
Po mire.....sikur keto para te mos beheshin kulla...nuk dihet se ku do ishin.Atehere pse te mos zbukuroj Tiranen me investimin e tyre.Kjo eshte njera ane .Anatjeter Sigurisht ne aspekt plani afat gjat per Tiranen kjo eshte tmeresisht e rend.Sepse infrastruktura aktuale sot NUK MUND TE MBAJE SHTIM PA KRITER TE NDERTIMEVE duke sjell shtimin e popullsis dhe bllokimin e frymarjes ne Kryeqytet...A dini se sot Sip.e ndertime ne TR...eshte ne raport te drejt me popullsin dhe i infrastukturen ...ku duhen pare ruget makinat parqet...etj.dhe popullsia a mund te mare frym lirshem me kaq ndertime.Ky eshte celsi qe hap ruge ne verifikimin e mbrojtjes se qytetareve ne kryeqytet.Gjermani ka plan 10-20-30-40-50- vjecare ku ndertimet behen gradualisht sipas ketyre planeve ne raport 100% me shtimin e popullsis sipas vite.....dhe shef ne qender cdi qyteti ose ne periferi qindra ha te pa cfrytezuar....a e dini Pse...se eshte prona e gjermaneve qe do vin gjat brezave ne vazhdim...keshtu e arthmja...nuk lejon bllokimin e frymarjes ne infrastruktur brezave ne vazhdi....jo...ajde ti hame te gjitha sot....e neser..ka perendia...kjo eshte llogjika anti patriotike antishqiptarw,ne cfarosje te brezave ne vazhdim
Ato pare jane te droges dhe te vrasjeve, nuk jane pare biznesi. Per ate qe nuk di se si eshte mentaliteti i krimit, nuk e kupton demin fatal qe i behet ekonomise nga paret e pista..
I nderuar Pamflet. Po qe se ne shqiptaret presim qe te gjitha te na i zgjidhe SPAKU, jemi te mbaruar. Eshte e pa mundur qe nje njesi qofte ky dhe SPAKU te mund te zgjidhe te gjithe kete katrahure qe ka krijuar politika (Edi Rama, kryesisht) dhe krimi organizuar. Ketu duhet filluar nga SPAK ne marrjen ne hetim te gjithe rasteve te evidentuara nga Kontrolli i Larte i Shtetit qe jane te gjitha te dokumentuara. Mbas kesaj duhet te vihet nen kontroll dh e pergjegjesi Tatimet, Pastrimi Parave, Deklarimi Pasurise, Min . Financave,etj. Vetem mme denoncimet e administrates mbas kontrrolleve te dokumentuara mund ti lehtesohet puna SPAKUT. Keshtu nje dite te gjithe do akuzojme dhe do humbasim dhe SPAKun.
Ca ma inteteson NGA vin lekt, do bohemi noi her nierz ne shofim ntetesin ton a do shitemi gjithmon per nteresa huajve, bravo nedertoni mirse tvi leku spo ha rruhet ca thojn gazetat se shteti do lek forcohet sdo lloqe gazetash e gasekaresh