Humbja e besimit të shtetit shqiptar, duket te shpërfillja që SHBA i ka bërë Edi Ramës pas skandalit “McGonigal”; nisja e komunikimit të DEA me shqiptarët; prerja e komunikimit konfidencial me agjencitë e anti-krimit; dërgimi i një ekipi të FBI e EUROJUST për monitorimin e SPAK dhe ultimatumi që Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, i dha Altin Dumanit për goditjen e “peshqve të mëdhenj”
Tashmë, DEA ka ngritur një agjenci komunikimi elektronik me shqiptarët, për të mbledhur informacione pa filtrin e strukturave, lidhur me veprimtarinë e kultivimit e trafikimit të drogës dhe personat e grupet që merren me këtë aktivitet kriminal.
Sipas informacionit, pas nisjes së komunikimit janë pakësuar raportimet konfidenciale në SHISH dhe Policinë e Shtetit, mbasi qytetarët po raportojnë direkt te DEA, ku kanë garanci se nuk dekonspirohen te qarqet kriminale brenda e jashtë politikës.
Po pse u detyrua DEA të hapte një linjë raportimi anti- trafik me qendër në Shqipëri?
Mesazhi i Ambasadës së SHBA, la të kuptohet se DEA iu drejtua qytetarëve për informacione, ngaqë nuk ka më besim te 6 agjencitë e saj partnere SHISH, Policia e Shtetit, Struktura Anti-Trafik, Anti-Drogë, Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, dhe as te dy strukturat goditëse Taskë Forca e Ligjit dhe SPAK.
DEA u fut në Shqipëri, kur SHISH në drejtimin e këshilltarit të Edi Ramës, shkriu strukturën e informacionit paraprak me Prokurorin e Përgjithshëm, strukturën Anti-Trafik, pakësoi informacionin konfidencial me DEA e NATO dhe mbylli 3 linjat e gjelbra të denoncimeve.
Kreu i SHISH, Oljan Kanushi i shkriu këto struktura më 22 dhjetor 2022, me urdhër të brendshëm të miratuar nga Edi Rama, si autoritet Kushtetues Fuqiplotë që e ka SHISH-in në vartësi e monitorim nëpërmjet komisioneres së kryeministrisë me zyrë brenda SHISH.
Këtë skandal e publikoi “Pamfleti” më 8 janar 2023, duke i bërë thirrje agjencive partnere të SHBA-BE dhe konkretisht DEA e NATO-s, për të ndërhyrë sepse SHISH po asgjëson gjithë shërbimet speciale të anti-trafiqeve e anti-korrupsionit, duke favorizuar grupet kriminale.
Po kështu, “Pamfleti” bëri publik faktin, se kreu i SHISH, Oljan Kanushi, çdo informacion që dorëzojnë agjentët apo që dërgohet nga qytetarët, ia dorëzon vetëm kryeministrit Edi Rama.
Pasi informacionet seleksionohen prej kryeministrit, Shefi i SHISH ia dërgon Presidentit të Republikës dhe shërbimeve të NATO, DEA, e EUROPOL, ndërsa shefat e agjencive shqiptare nuk reagojnë, mbasi varen nga kryeministri.
Prandaj DEA, instaloi “central” në Shqipëri për qytetarët, ndërsa në lidhje me SHISH, strukturën Anti-Trafik, Drejtorinë e Parandalim-Pastrimit të Parave dhe Drejtorinë e Informacionit të Klasifikuar, SHBA-BE kanë menduar ta shkëpusin nga vartësia e kryeministrit.
Humbja besimit te shteti shqiptar, duket te shpërfillja që SHBA i ka bërë Edi Ramës pas skandalit “McGonigal”; nisja e komunikimit të DEA me shqiptarët; prerja e komunikimit konfidencial me agjencitë shtetërore të anti-krimit; dërgimi i një ekipi të FBI e EUROJUST për monitorimin e SPAK dhe ultimatumi që Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, i dha Altin Dumanit për goditjen e “peshqve të mëdhenj”./Pamfleti
Lexo edhe: