Altin Dumani mohon hetimin për Amant Josifin, ndonëse dokumentet e SPAK e provojnë të kundërtën. Dosja është ndërprerë në momentin kur gjurmët çonin te Olsi Rama.
Gjatë raportimit në Parlament, kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se ndaj Amant Josifit nuk është zhvilluar procedim penal, pasi çështjen po e heton drejtësia spanjolle. Por faktet e publikuara nga vetë SPAK tregojnë të kundërtën: hetimi ka ekzistuar, është ndërprerë në mënyrë të papritur dhe është zhdukur nga regjistri pas identifikimit të lidhjeve me Olsi Ramën.
Në raportimin e tij në Parlament, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, pranoi për herë të parë se ai dhe prokurorët ndodhen nën presione dhe sulme nga mediat. Por deklarata e tij më e fortë nuk ishte kjo. Ishte pohimi publik se ndaj Amant Josifit, drejtuesit të rrjetit kriminal të call-centerëve që vodhi mbi 200 mijë shtetas të Bashkimit Europian, nuk është zhvilluar asnjë procedim penal nga SPAK. Sipas Dumanit, ekziston një “marrëveshje” me drejtësinë spanjolle që rasti të hetohet dhe gjykohet vetëm nga pala spanjolle.
Ky version bie ndesh me faktet dhe dokumentet zyrtare që vetë SPAK i ka publikuar gjatë tre viteve të fundit. Më 10 nëntor 2022, SPAK deklaroi publikisht se kishte kryer një operacion të përbashkët me Europol dhe policinë spanjolle për goditjen e rrjetit call-center që operonte në Shqipëri, nën drejtimin e Amant Josifit. Më pas, më 12 nëntor, u arrestuan administratorët e qendrave call-center, ndërsa vetë Josifi u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi ishte arratisur në Dubai.
Nga dhjetori i vitit 2022 deri në shkurt 2023, SPAK, Policia e Shtetit dhe Europol raportuan publikisht se kishin ngritur grup të përbashkët hetimor me Spanjën dhe ishin në proces lokalizimi të Josifit. Vetë Policia e Shtetit njoftoi se agjentët shqiptarë të FAST dhe BKH-së do të udhëtonin drejt Dubait për arrestimin e tij. Asnjë prej këtyre udhëtimeve nuk u realizua. Dhe më pas, pas një viti të heshtur, më 27 tetor 2025, Dumani del në parlament për të thënë se “nuk ka hetim shqiptar”, sepse gjithçka ia kanë lënë palës spanjolle.
Në të vërtetë, midis SPAK dhe prokurorisë spanjolle nuk ekziston asnjë marrëveshje ligjore që i jep ekskluzivitet hetimi një pale për krime të kryera në territorin e Shqipërisë. Kodi i Procedurës Penale shqiptare nuk parashikon transferim hetimesh për shtetas shqiptarë kur veprat penale janë kryer brenda vendit. Marrëveshjet e bashkëpunimit ndërkombëtar përfshijnë koordinim, jo dorëzim të hetimeve. Dhe kjo është pika që e bën deklaratën e Dumanit të pavlefshme juridikisht dhe të dyshimtë politikisht.
Burime nga BKH kanë konfirmuar se në fillim të vitit 2023, SPAK kishte hapur një procedim hetimor për pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik ndaj Amant Josifit dhe personave të lidhur me të. Hetimi u ndërpre papritur në momentin kur provat çonin drejt një emri që politika nuk e prek: Olsi Rama, vëllai i kryeministrit. Të dhënat tregojnë se përmes një sërë kompanish fiktive, Olsi Rama ishte përfitues i fshehur në disa prej qendrave call-center që Amant Josifi drejtonte, duke mbuluar aktivitetin financiar përmes bizneseve të tjera të regjistruara në Tiranë, Vlorë dhe Fier.
Në muajt që pasuan, çdo veprim hetimor në Shqipëri u ndal. BKH nuk dërgoi asnjë grup bashkëveprimi në Dubai, ashtu siç kishte kërkuar Interpol Tirana dhe Europol. SPAK nuk mori asnjë masë sekuestrimi të re, edhe pse më 10 shkurt 2024 vetë njoftoi përfundimin e hetimeve për grupin call-center dhe sekuestrimin e 2.2 milionë eurove, 28 milionë lekëve dhe disa pasurive në emër të Josifit dhe familjarëve të tij.
Nëse Dumani pretendon se këto sekuestrime janë bërë pa hetim penal ndaj Josifit, atëherë kemi përballë një paradoks institucional: si mund të sekuestrohet pasuri e një personi për të cilin nuk ekziston procedim penal? Dhe më e rëndë, pse SPAK hesht mbi faktin që drejtësia spanjolle e arrestoi Josifin në Dubai në shtator 2023 dhe njoftoi Tiranën, por nga Shqipëria nuk u dërgua asnjë përfaqësues në vendngjarje?
Sot është e qartë se hetimi për Amant Josifin është ndalur për arsye politike. Përfshirja e emrave që prekin rrethin më të afërt të pushtetit ka bërë që SPAK të tërhiqet nga një dosje që, në çdo vend tjetër, do të ishte konsideruar krim ekonomik me përmasa kombëtare.
Kur Altin Dumani pranon në parlament se nuk ka hetim, ai jo vetëm shmang përgjegjësinë ligjore të institucionit që drejton, por konfirmon se drejtësia shqiptare po komandohet politikisht. Dhe kur ai pranon presione nga media, duhet të sqarojë një gjë të vetme: kush e ka frikën nga hetimi i Amant Josifit dhe pse SPAK u tërhoq në momentin kur provat çonin te Olsi Rama?
Sepse e vetmja marrëveshje që duket se ekziston në këtë rast, nuk është me drejtësinë spanjolle, por me heshtjen e politikës shqiptare. Dhe kjo është marrëveshja që e mban drejtësinë peng./Pamfleti
Parat ju janë grabitur qytetarëve europian. Do ju konfiskohen përfituesve fundor. Hetimet i bëjnë spanjollët. Një fraksion e heton SPAK. Parat e grabitura europianëve janë 'materializuar' në pasuri të palujtshme në Shqipëri. Pastaj kush janë noterët, kush janë kumbarët do dalin. Z.Dumani në mos gaboj, ka deklaruar që është hetim i pëbashkët.Duhet pak durim.
Olsi Rama është perfitues faktik sebashku Amant Aleksander Josifi të Hajdutlleqeve me FX, Call Center... Plus Ed Romsi me jewin e tij. Gërmo o Tare gërmo se qenin e ngordhur do të gjesh aty.... Germo Duman, gërmo se Olsin, Edin dobte gjesh Art, se Amanti i gjete është, por edhe kur u kap në Dubai, nderhyri Emmar Alvaro, dhe hiresia e tij Sheik...., të lirohej dhe mos ekstradohej. Pra, Romsi, Olsi dhe Amanti.
Po kur procedimi penal reegjistrohet edhe në Shqiperi dhe jashte saj? Vepra penale është kryer ne Shqipëri, dhe ne Shqiperi sipas juridsionit tokesor dhe lendor duhet zhvilluar hetimi dhe gjykimi. Mbas Shqiperise, mund të shkoje në juridiksione të tjera. Bravo, Dumani dhe reforma në drejtesi....
Zoterinj te Pamfletit! Ju keni kurajon ti ngrini keto probleme per opinionin, ata ta SPAK kane kurajon ti "heshtin"! Shprehje e faktit qe politika kontrollon sot te ashtuquajturen drejtesia e re! Fatkeqesia me e madhe per kombin, jo vetem popullin shqiptar brenda kufijve, eshte bashkepunimi Berisha Rama! Ky bashkepunim dhe heshtja tragjike e ketij populli ndaj maskarades me te madhe ne shekuj te politikaneve shqiptare, do te kete vetem nje pasoje: Shqiperia do shnderrohet vetem ne nje shprehje gjografike!
NORMAL QE SKA HETIM E JO ME PROVA SE JANE TE GJITHE PJESE E ANSAMBLIT RUS NE KETE VEND (PRA AGJENTURE RUSE ),PRANDAJ U THËRRIT NE SHBA,(NE WASHINGTON, MAGJARI I SPAK-UT ALTIN DUMANI . PER TE DHENE LLOGARI AMERICANE DHE JO RUSE SIKURSE JEPTE JO VETEM AI . KY VEND ESHTE I MBULUAR ME AGJENTURA RUSE TE VJETRA DHE TE REJA DHE THOJNE PASTAJ,PSE KY VEND ESHTE NE VENDE-NUMERO... SEPSE ESHTE MARRE PENG NGA POLITICA PRO-RUSE MAJTAS