TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia27 Tetor 2025, 11:16

SPAK “i bie fyellit”; Amant Josifi e Olsi Rama vazhdojnë aktivitetin me call-center, restorante e ndërtime

Shkruar nga Pamfleti
SPAK “i bie fyellit”; Amant Josifi e Olsi Rama vazhdojnë
Amant Josifi dhe Olsi Rama /

Asnjë deputet nuk përmendi djalin e Kryekomisioneres Strakosha në seancë, ndërsa kompanitë e Amant Josifit dhe Olsi Ramës vazhdojnë aktivitetin nën sytë e drejtësisë.

SPAK nuk ka sekuestruar asnjë nga 14 pasuritë e familjes Josifi, përfshirë vila, toka dhe kompani ndërtimi. Ndërkohë, firmat call-center të Amant Josifit dhe Olsi Ramës vazhdojnë të funksionojnë, pavarësisht kërkesës së EUROPOL-it për mbylljen e tyre.

Gjatë raportimit në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, asnjë deputet i PD-së nuk e pyeti Kryekomisioneren e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, për djalin e saj Amant Josifi, të dyshuar për mashtrim dhe vjedhje përmes rrjetit të kompanive call-center.

Vetëm pak muaj më parë, Sali Berisha e përmendte çdo ditë rastin e Amant Josifit dhe ndihmën që, sipas tij, mori nga policia dhe SPAK për t’u arratisur në Dubai.

Hetimet e bllokuara për ortakërinë me Olsi Ramën e kanë kthyer dosjen në çështje të heshtur. Deputetët e PD-së nuk reaguan, duke ndjekur vijën e heshtjes së udhëheqjes së tyre, ndërsa edhe SPAK ka shmangur çdo veprim për ekstradimin nga Emiratet e Bashkuara.

Megjithëse autoritetet spanjolle dhe EUROPOL kanë kërkuar mbylljen e rrjetit të mashtrimit, kompanitë call-center të Amant Josifit dhe Olsi Ramës vijojnë aktivitetin. Kompania “APA-LIAISON Sh.p.k.”, që shërbente si qendra kryesore e operacioneve, vazhdon të funksionojë me Amant Josifin si pronar të vetëm dhe Arbana Bushajn si administratore.

SPAK “i bie fyellit”; Amant Josifi e Olsi Rama vazhdojnë

Në aktivitet janë edhe “Europe Service Group”, “Odyssey”, “Ever Plus”, “Mizu”, “Capital Partner”, “CTA Group”, “Oritech” dhe “Volans”, si dhe disa lokale dhe subjekte të tjera në emrin e tij dhe familjarëve.

Në nëntor 2022, Policia Spanjolle, EUROPOL dhe SPAK zhvilluan një operacion të përbashkët që përfshinte këto biznese, të lidhura me grupin mafioz “Milton” që operon në Maltë, Izrael, Qipro, Lituani, Estoni dhe Rusi. Pas aksionit, SPAK njoftoi për arrestime dhe sekuestrime, por Amant Josifi u lejua të largohej, ndërsa Olsi Rama nuk u përfshi në dosje.

As në Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara dhe as në QKB nuk ekziston asnjë vendim për bllokimin e kompanive apo pasurive të familjes Josifi. Nuk janë prekur 14 prona, përfshirë apartamente, vila, toka, biznese dhe hotele në Tiranë e Sarandë. Kompanitë “Balkan Investment Group”, “New Standard”, “Fast-Food International” dhe “Construction-21”, në emër të babait Aleksandër Josifi, vijojnë aktivitetin, megjithëse janë dokumentuar si pjesë e rrjetit që riciklon paratë e fituara nga mashtrimet e call-center./Pamfleti

3 Komente

  1. B
    BESI

    Ju lumtë ,ndaj voton ky popull të bëjnë qef ata ,të kenë çdo gjë ,të jenë të pasur e të lumtur,ata që i kanë hedh tru servili këtij mileti .

    1. l
      lefta

      Ore doja tju pyesja ky Sali Berisha si eshte per ju engjell apo djall dhe ju kujt i perkisni engjellit apo djallit

      Lini një Përgjigje