Në padinë e Saimir Krifcës, pretendohet se në 11 mars 2012 kanë përpërpiluar një deklaratë me Fatosit Vrapin, sipas të cilës Vrapi i detyrohet krifcës 300 mijë euro.
Në vitet 2022-2023, Saimir Krifca, vëllai i ish ministres së Bujqësisë, Frida Krifca dhe ish-drejtore e AZHBR-së, i ka kërkuar hua shtetasit Fatos Vrapi shumën prej 80 mijë USD. Siç e konfirmojnë këto transanksione dhe mesazhe, Fatos Vrapi i kalon paratë në llogaritë e Krifcës përmes dy transaksioneve në 27 tetor 2022 dhe 22 maj 2023. Pasi kalojnë paratë, Saimir Krifca e falenderon bashkëshorten e Fatos Vrapit, zonjës Albana Vrapi, për dërgimin e parave në SHBA.



Në mesazhet e tij, Saimir Krifca falenderon bashkëshorten e Fatos Vrapit për huanë e dhënë, duke i thënë se do të jetë shumë mirënjohës etj.
Ndërkaq, Saimir Krifca vëllai i Frida Krifcës që po hetohet nga SPAK për vjedhjen e parave të Bashkimit Evropian për bujqësinë shqiptare, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një kërkesë padi, duke i kërkuar detyrimin e Fatos Vrapit t’i paguajë Saimir Krifcës 300 mijë euro.

Në padinë e Saimir Krifcës, pretendohet se në 11 mars 2012 kanë përpërpiluar një deklaratë me Fatosit Vrapin, sipas të cilës Vrapi i detyrohet krifcës 300 mijë euro.
Po si është e vërteta që një personazh që merr herë pas here hua për të mbuluar punë të paligjshme në SHBA, befas i paskërkan hua 300 mijë euro?
Së pari, Fatos Vrapi pretendon se për paratë që i paska borxh Saimir Kricës nuk ka një kontratë të mirëfilltë noteriale.
Së dyti, kërkesë padia është parashikuar pasi deklarata është përpiluar në 11 mars 2012 ndërsa padia 11 nëntor 2024, pra kanë kaluar 12 vite. (Koha e parashkimit është 10 vjet).
Së treti, deklarata e huas 300 mijë euro është nënshkruar në mirëbesim pasi palës paditëse i janë dashur të justifikojë lekët që ka pasur në SHBA dhe për këtë qëllim i ka kërkuar palës së paditur që të firmosë këtë deklaratë.
Së katërti, vëllai i Frida Krifcës, Saimir Krifca nuk ka asnjë provë shkresore për dhënien e parave, as mandat transferte. Sipas kontratës jo të rregullt, shuma duhet te kalonte në numrin e llogarisë së paditësit në U.S Bank Chikago. Nuk ka asnjë dokument që Saimir Krifca t’i ketë dhënë Fatos Vrapit para në këtë bankë, pasi nuk ka as dokument se si janë fituar këto shuma, pra është gjithçka fiktive.

Fatos Vrapi thekson se e vetmja hua e rregullt, me kontratë noteriale dhe me transaksione bankare është hua 80 mijë USD që Vrapi i ka dhënë Saimir Krifcës.


Çështja e pazakonte civile po shqyrtohet nga gjykatsi Altin Shkurti, i cili është kërkuar të përjashtohet nga gjykimi për njëanshmëri dhe veprime arbitrare, por kërkesa është refuzuar. Mbetet për t’u parë se si gjyqtari Shkurti do t’a zgjedhë këtë çështje; Saimir Krifca nuk e provon dot se i ka dhënë 300 mijë euro Fatos Vrapit ndërsa Fatos Vrapi e ka të provuar huanë për prej 80 mijë euro që i ka dhënë Saimir Krifca.
Frida Krifca festoi me bosët e drogës që u dha fondet e bujqësisë, BE nuk heq bllokadën, SPAK tallet me dosjen 138 milionë euro prej dy vitesh
Fondet e akorduara nga Bashkimi Evropian dhe taksapaguesit shqiptarë për bujqësinë kanë përfunduar në duart e bosëve të krimit dhe drogës, oligarkëve, sekserëve, familjarëve të politikanëve etj., ndërsa fermerët e vërtetë kanë mbetur duarbosh. Kjo është arsyeja se pse Brukseli njoftoi dy vjet më parë Shqipërinë për ndërprerjen e këtyre fondeve, pas një raporti të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF, institucion që heton dyshimet për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.
Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte në mesin e korrikut 2023 programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion. Fondet e programit IPARD janë ndarë nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) e drejtuar nga Frida Krifca.

Krahas BE-së, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar korrupsionin me fondet për bujqësinë. Qeveria pranoi vjedhjen e parave dhe akordoi një fond me vlerë 377 mijë euro për të hetuar veten. Edhe këto para u vodhën.
Dosjen e mori në dorë SPAK-u. Pas hetimeve paraprake e referoi për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës. Më pas dosja u zhvendos sërisht në SPAK. Pas dy vitesh, SPAK thotë se dosja është ende në fazën e hetimeve paraprake. Në këto rrethana BE e ka vënë zyrtarisht në dijeni kryeministrin Edi Rama se Shqipëria nuk do të përfitojë fonde bujqësore as për vitin 2026, duke theksuar se një nga arsyet kryesore është mosndëshkimi i abuzimeve me 138 milionë euro të fondit IPARD për periudhën 2017–2021.
Frida Krifca mes bosëve të drogës
Agron Metvelaj, një trafikant i hershëm droge, subjekt i ligjit anti-mafia dhe që ka investuar paratë e pista në biznese, është ortak me oligarkun Gjergj Luca. Metvelaj ka përfituar nga fondet për bujqësinë, përmes disa kompanive peshkimi (Fish love), duke miksuar paratë e krimit me fondet e BE-së.

Biznesi i trafikantit të drogës është vizituar nga vetë Frida Krifca, në gusht të vitit 2023, kur ishte ende ministre e Bujqësisë, duke garantuar se do të vijonte mbështetjen me fonde.
“Mbështetja do të vijojë edhe më tej përmes skemave tona, për të fuqizuar zhvillimin e sektorit dhe rritjen e ekonomisë të peshkatarëve ndërkohë që po punojmë për përafrimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian", u shpreh Krifca.
Pas inspektimit të investimit, Krifca ka festuar me bosin e drogës, të cilin e ndihmoi të pastronte paratë me fondet e BE-së për bujqësinë. Fotot nga festa e harbuar duhet të ishin pjesë e dosjes së SPAK.

Agron Metvelaj është arrestuar në maj të vitit 2012, me qëllim ekstradimi në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar ardhur nga Interpol Roma “për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik të lëndëve narkotike”. Agron Metvelaj akuzohej edhe për pastrimin e parave të drogës në pasuri të paluajtshme.
Arben Isufaj, i njohur si “Ben Qimja’, i konsideruar si ‘profesori i krimit’ në Fier, me aktivitet kryesisht në trafikun e drogës, rezulton në listën e përfituesve të fondeve të BE për bujqësinë, gjatë kohës kur AZHBR drejtohej nga Frida Krifca. Ben Qimja ka përfituar 294 mijë euro për ndërtimin e një sere në Dërmenas të Fierit.

Gjithashtu, Anila Isufaj, gruaja e Marjus Isufaj, një ish-drejtori të LSI që për gjashtë vite me rradhë ka drejtuar, Qendrën e Furnizimit dhe Shërbimeve Elektrike Patos, e cila varet nga shoqëria tregtare “Albpetrol”, ka përfituar 255 mijë euro për ndërtimin e një sere në Sheq të Fierit. Marjus Isufaj dyshohet se është prestanome i Ben Qimes.
Kompania e trafikut të kokainës “Arbi Garden”, me pronar trafikantin Arbër Çekaj, ka përfituar 264 mijë dollarë nga fondet BE-së, përmes Ministrisë së Bujqësisë, për ndërtimin e 9 dhomave frigoriferike në Maminas, gjoja për ruajtjen e frutave.

Siç rezultoi më vonë, dhomat e ndërtuara me fondet e BE-së për bujqësinë, Arbër Çekaj i përdorte si hambar për kokainën që trafikonte nga vendet e Amerikës Latine, përmes Portit të Durrësit, kamufluar me kontenierët me banane. Pra, me fondet e BE-së për bujqësinë janë ndërtuar magazina për kokainë.
Elvi Rroshi, një personazh me disa emra dhe i dënuar për përdhunim në grup në Itali, ka përfitur 250 mijë euro nga programi i IPARD përmes kompanisë “KAVALJON”, me letra dhe aplikim fals.

AZHBR-ja e ka 'shpallur në kërkim' Rroshin, ku i kërkon kthimin e parave pasi ka marrë lekët dhe nuk ka kryer investimin. Por, paratë kanë avulluar.
Gjergj Luca, i lakuar nga mediat si trafikant i hershëm droge, ortak me Pëllumb Gjokën, Roland Ziun, Jani Moravën, Artur Gjinin, Arjan Andonin dhe Agron Metvelajn ka marrë në total 1.3 miliardë lekë nga fondet bujqësore që ka dërguar BE për bujqësinë shqiptare.

Sipas dokumenteve zyrtare që ka zbuluar BE, Luca i ka përfituar paratë gjatë periudhës 2019-2022, me vendime të ish drejtoreshës së AZHBR, Frida Krifca. Kjo e fundit është parë shpesh te menca e Lucës në Labinot duke ngrënë krudo.

Ish-pushtetarë, oligarkë dhe mashtrues ushqimesh kanë pjesën tjetër të fondeve të BE-së për bujqësinë me aplikime dhe projekte false./Prapaskena
Lini një Përgjigje