TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia28 Tetor 2025, 10:50

Mafiozët turq në Spaç zhvasin miliona euro bakër dhe deklarojnë bilance me humbje prej 18 vitesh

Shkruar nga Pamfleti

Mafiozët turq në Spaç zhvasin miliona euro bakër dhe

Kompania turke që deklaron humbje prej 4.5 milionë euro në vit, vazhdon të shfrytëzojë minierat pa paguar asnjë taksë, ndërsa qeveria hesht...

Protestat e minatorëve në Spaç kanë zbuluar shfrytëzimin ekstrem dhe mashtrimet fiskale të kompanisë turke “Tete Albania & Tunnel Mining”. Qeveria e lejon të veprojë jashtë ligjit, duke grabitur pasurinë kombëtare dhe duke përdorur policinë kundër punëtorëve.

Prej tre javësh, minatorët e bakrit në Spaç protestojnë për paga më të larta, kushte të sigurta pune dhe njohjen e sindikatës së tyre. Në vend që të dëgjojë kërkesat e ligjshme të punëtorëve, kompania turke “Tete Albania & Tunnel Mining” ka pushuar disa minatorë dhe ka përdorur policinë për t’i trembur.

Kompania, e lidhur ngushtë me qeverinë përmes interesave të errëta, ka marrë mbështetje të hapur nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili më 2018 u garantoi pronarëve se nuk do t’u krijoheshin pengesa nga doganat apo tatimet.

Mafiozët turq në Spaç zhvasin miliona euro bakër dhe

Sipas të dhënave nga tatimet, doganat dhe QKB, “Tete Albania & Tunnel Mining” deklaron humbje vjetore deri në 4.5 milionë euro, megjithëse eksporton bakër të pastër nga zonat e Spaçit, Gurthit, Fushë-Lumthit dhe Oroshit. Kompania nuk ka dorëzuar bilance për vitet 2020–2025, nuk paguan rentë minerare, as taksa qendrore apo lokale.

Mafiozët turq në Spaç zhvasin miliona euro bakër dhe
Raportet e anti-krimit ekonomik dhe shërbimit tatimor rajonal të Lezhës në 2010 dhe 2014 kanë zbuluar mashtrime fiskale dhe fshehje të të ardhurave, por dosjet janë mbyllur me urdhër politik, fillimisht nga Berisha dhe më pas nga Rama.

Për të mbuluar vjedhjen e pasurisë publike, kompania përdor bilance fiktive në bashkëpunim me “Deloitte Audit Albania Sh.p.k.”, e cila i ka certifikuar deklaratat e rreme me humbje.

Në terren, minatorët punojnë në kushte të rrezikshme, pa sigurime, pa ventilim dhe me paga minimale, ndërsa qeveria mban krahun e atyre që grabisin nëntokën e vendit.

Spaçi, dikur simbol i vuajtjes dhe qëndresës, sot është kthyer në shembull të abuzimit të huaj me bekim vendas./Pamfleti

spaçi mafiozët turq të bakrit

4 Komente

  1. F
    Feti Dema

    "Vjedhje ashiqare". Me ndihmë kryeministrore.

    1. T
      Tarrasi

      Si te gjithe te huajt ne Albanistan: vijne, zhvasin, pasurohen, dalin me humbje dhe lsrgohen. Vendasit te ngrohen ne diell!

      1. a
        aha

        Po ari qe del nga shkrirja e mineralit te bakrit? Jo me kot fabrika e ndarjes se arit nga bakri ishte ne rubik, sepe bakri permbante dhe ar ????

        1. A
          Avokati i Djallit

          Partneri 51% ILBAK transferoi 4 milionë euro te ILBAK turqia. Arsyeja e transferimit: shërbim konsulence! Punëtorët presin 200 euro! Zyra e taksave sulmon fshatarët që shesin domate buzë rrugëve!

          Lini një Përgjigje