TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia29 Prill 2026, 14:46

Vëllait të ministrit i është bllokuar pasaporta nga SPAK, Ministria e Brendshme i beson kontrollin e sigurisë së pasaportave

Shkruar nga Pamfleti

Vëllait të ministrit i është bllokuar pasaporta nga SPAK,

Kompania “FIRST” e Gëzim Hoxhës (vëllai i ministrit Ferit Hoxha, i pandehur me 3 masa penale nga SPAK) fiton tenderin konfidencial për auditimin e sigurisë së pasaportave biometrike te “IdentiTek”; 4 muaj pasi u mor i pandehur. Ministria e Brendshme i beson sigurinë e dokumentave shqiptare një personi që nuk lejohet as të dalë nga Shqipëria. Karshillëk i hapur ndaj drejtësisë!

Drejtuesit e strukturave të Ministrisë së Brendshme po i bëjnë karshillëk të hapur SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme, duke mbështetur financiarisht dhe futur në shërbime konfidenciale të pandehurin Gëzim Hoxha, vëllain e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Këtë e fakton një njoftim në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 27 prill 2026 për zhvillimin e tenderit nga shoqëria “IdentiTek” e prodhimit të kartave të identitetit dhe pasaportave, strukturë në vartësi të Ministrisë së Brendshme.

Vëllait të ministrit i është bllokuar pasaporta nga SPAK,

Tenderi i shërbimit konfidencial, me objekt: “Auditim i brendshëm i sistemit ISMS në shoqërinë ‘IdentiTek’ sipas Standardit ISO 27001:2022” , i është dhënë kompanisë “FIRST” Sh.p.k , në pronësi të shtetasit Gëzim Hoxha, vëllai i ministrit Ferit Hoxha. Sistemi ISMS është shërbim i menaxhimit të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, që në këtë tender ka lidhje me menaxhimin e sigurisë së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike që prodhon Ministria e Brendshme nëpërmjet shoqërisë së saj “IdentiTek”.

Pra, kontrolli i zbatimit të sistemit dhe funksionimit të sigurisë në prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave i është dhënë Gëzim Hoxhës, të njëjtit person të cilin SPAK dhe Gjykata e Posaçme i kanë bllokuar pasaportën dhe i kanë ndaluar daljen nga Shqipëria. Është skandal që një nga strukturat më të rëndësishme të Ministrisë së Brendshme dhe të sigurisë kombëtare i ka dhënë tenderin e këtij shërbimi sigurie një të pandehuri, anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Agasi”.

Vëllai i Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, është me 3 masa penale: Detyrim paraqitje në SPAK, sekuestrim i 1.3 milionë Euro të dyshuara me burim nga aktiviteti kriminal, ndalim për të dalë nga territori i Shqipërisë dhe bllokim pasaporte. Ndërsa Ministria e Brendshme, këtij shtetasi të pandehur i ka besuar shërbimin e auditimit për sigurinë e pasaportave, duke i bërë karshillëk të hapur drejtësisë. Referuar numrit të referencës me datë 17 mars 2026 të shpalljes së procedurës së prokurimit, konstatohet se tenderi është dhënë 4 muaj pasi ai është marrë i pandehur dhe vazhdon të jetë me 3 masa penale e nën hetim të thelluar nga SPAK.

Pyetja e thjeshtë: Si është e mundur që një person që nuk lejohet të dalë nga Shqipëria (sepse përbën rrezik për sigurinë) t’i besohet auditimi i sigurisë së pasaportave shqiptare? Kush e ka autorizuar këtë tender dhe pse strukturat e Ministrisë së Brendshme po veprojnë kundër vendimeve të SPAK-ut?/Pamfleti

 

identitek gëzim hoxha ferit hoxha

2 Komente

  1. P
    Polici

    Po populli idiot si rri e durojn edhe ket Ferid qelbesire qe i can veshet me liafazaneri lepirese e genjeshtra

    1. K
      Klodi

      Te pakten kur komenton vije emrin tend e jo ben sikurse se shteti ????

    Lini një Përgjigje