
Një tjetër sulm me armë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në SHBA, ku 5 persona mbetën të vdekur ndërsa 9 të tjerë u plagosën.
Mësohet se gjatë të shtënave katër fëmijë, përfshirë një 1-vjeçar, ishin mes nëntë personave që u qëlluan dhe u plagosën pranë një plazhi të njohur në Florida.
Të miturit e plagosur mësohet se ishin nga mosha 1-17 vjeç, ndërsa personat që mbetën të vrarë ishin të rritur nga mosha 25 deri në 65 vjeç. 8 nga të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një person tjetër është në operacion dhe mjekët po luftojnë për ti shpëtuar jetën.
Sipas informacioneve paraprake, të shtënat me armë shpërthyen pasi dy grupe u grindën me njëri-tjetrin në bulevardin, Hollywood Beach Broadwalk, sipas policisë dhe një dëshmitari.
Autoritetet fillimisht thanë se një person ishte në paraburgim dhe një i dyshuar tjetër ishte në kërkim. Por gjatë një konference për shtyp, policia e Holliwood-it tha se po dërgonte foto të njerëzve që besojnë se ishin të përfshirë në të shtënat. Ata nuk thanë se sa persona të armatosur ishin të përfshirë pasi hetimi është në fazat e hershme.