Bota30 Maj 2023, 17:08

Mandati i “autoritarizmit”/ Pas zgjedhjeve Erdogan “shënjestron” zërat kundër, hap hetim për 6 media opozitare

Shkruar nga Pamfleti

Mandati i “autoritarizmit”/ Pas zgjedhjeve Erdogan

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan pasi fitoi një mandat të tretë për të qeverisur vendin, duket se tani po përpiqet të shuaj ato zëra të cilët i dolën kundër gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas disa raportimeve “Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit të Turqisë” (RTUK) ka nisur një hetim ndaj gjashtë rrjeteve televizive që konsiderohen të afërta me opozitën, me akuzën “fyerje ndaj publikut” gjatë pasqyrimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale .

Mediat e huaja shkruajnë se nuk ka asnjë detaj tjetër në lidhje me këtë hetim vetëm fakti se ka ankesa nga teleshikuesit.

Një masë e tillë u mor dhe në muajin mars para zgjedhjeve, RTUK-ja gjobiti katër stacione televizive për mbulimin e tyre zgjedhor. Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe partitë opozitare turke akuzojnë RTÜK- në se po përpiqet të heshtë mediat opozitare duke vepruar si një mjet i qeverisë.

RTUK po heton gjithashtu Halk TV, KRT, TV5, Flash Haber dhe Szc TV , në thelb të gjitha stacionet televizive kombëtare që mbështesin opozitën.

erdogan mediat opoizitare