Bota30 Maj 2023, 14:50

Këlyshi i Putinit po provokon një konflikt drithërues në Ballkan!

Shkruar nga Pamfleti

 

Këlyshi i Putinit po provokon një konflikt drithërues në
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiç

Korrespodenti i gazetës ukrainase Kyiv Post, Jason Jay Smart ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Sipas gazetarit, Vuçiç po provokon një konflikt drithërues në Kosovë.

“Konflikt drithërues në Ballkan. Përplasje të ashpra mes serbëve dhe paqeruajtësve ndërkombëtarë në Kosovë”, shkruan Smart.

Ai shton se presidenti serb me politikën e tij ka rol edhe ka largimin e Perëndimit nga Ukraina.

“Këlyshi i Putinit, presidenti Aleksandar Vuçiç, së shpejti do të mbajë një fjalim për situatën. Roli i Serbisë është të largojë Perëndimin nga Ukraina”, ka përfunduar ai. 

Ndërsa Karl Bild, ish kryeminisrtër i Suedisë, tashmë bashkëkryetar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë thotë se dita e djeshme është situata më e keqe që ka parë në Kosovë pas shumë vitesh.

"Kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite. Militantët serbë në veri të Kosovës sulmojnë forcat e NATO-s dhe plagosën njëmbëdhjetë prej tyre. Cikli i përshkallëzimit duhet të prishet shpejt!",shkruan ai në një reagim në Twitter.

 

ballkan putin vucic