Bota30 Maj 2023, 15:46

Putin akuzon Ukrainën për sulmet me dron në Moskë dhe kërcënon me përshkallëzim të konfliktit

Shkruar nga Pamfleti

Putin akuzon Ukrainën për sulmet me dron në Moskë dhe

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për sulmet me dron në Moskë, teksa shtoi se Kievi ka zgjedhur rrugën e frikësimit të qytetarëve rusë. Ai tha se sulmi me dron në Moskë kishte për qëllim “objektivat civile” dhe se mbrojtja ajrore e kryeqytetit do të forcohej.

Presidenti, i cili urdhëroi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, gjithashtu tha se do të hakmerrej duke thënë se banorët e Ukrainës duhet të kuptojnë se udhëheqja e vendit të tyre po detyron Rusinë të marrë masa.

Ai tha se nuk ishte Rusia ajo që nisi luftën, duke fajësuar sërish zgjerimin e NATO-s. Putin  deklaroi se konkurrenca midis Federatës Ruse dhe Ukrainës pas rënies së Bashkimit Sovjetik ishte e pashmangshme, por supozohej se do të zgjidhej në mënyrë të civilizuar.

Megjithatë, presidenti rus tha se Rusia u mashtrua kur NATO i premtoi se nuk do të zgjerohej në lindje, dhe më pas i premtuan Ukrainës anëtarësimin në aleancë.

putin akuza kievit