TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Maj 2025, 19:30

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 12 persona; tre në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 12 persona; tre në gjendje

Një sulm me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në stacionin qendror të trenit në Hamburg në Gjermani.

Sipas BILD, nga sulmi kanë të plagosur  të paktën dymbëdhjetë persona. Ndërkohë raportohet se një grua është arrestuar nga policia.

Incidenti ndodhi në platformën 13/14. Fillimisht, u raportua për tetë persona të plagosur, më pas policia sqaroi se tre prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, një ekip i Kryqit të Kuq ka mbërritur për të ndihmuar të afërmit e viktimave.

“Po hetojmë dhe do të japim informacione të mëtejshme së shpejti”, thuhet në një deklaratë të policisë lokale.

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 12 persona; tre në gjendje

Lini një Përgjigje