TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Qershor 2026, 21:10

Atentat në mes të Athinës, ekzekutohet një 35-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti
Atentat në mes të Athinës, ekzekutohet një 35-vjeçar
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e së shtunës Athinën, ku një burrë rreth 35 vjeç u vra në lagjen Eksarhia, një nga zonat më të njohura të kryeqytetit grek.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në kryqëzimin e rrugëve Kallidromiou dhe Emmanouil Benaki, pranë shkallëve të njohura të Eksarhias. Banorët e zonës raportuan se dëgjuan disa të shtëna, ndërsa pak më vonë viktima u gjet e shtrirë në tokë, e mbuluar në gjak.

Sipas informacioneve të para, viktima është shtetas i huaj, me origjinë të mundshme arabe.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, ekipe të urgjencës dhe ekspertë të mjekësisë ligjore, të cilët nisën menjëherë hetimet.

Të dhënat paraprake tregojnë se 35-vjeçari është goditur nga të paktën pesë plumba, përfshirë një në kokë. Në zonë janë gjetur edhe disa gëzhoja, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar numrin e saktë të tyre.

Policia po merr në pyetje dëshmitarët dhe po shqyrton të gjitha pistat hetimore. Sipas informacioneve që qarkullojnë në mediat greke, pa konfirmim zyrtar, ngjarja mund të lidhet me trafikun e drogës ose me larje hesapesh mes grupeve kriminale.

Zona mbetet e izoluar, ndërsa operacioni për identifikimin dhe arrestimin e autorëve është në zhvillim.

greqi athine

Lini një Përgjigje