TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Shkurt 2026, 22:48

305 ‘VIP’-a në dosjen ‘Epstein’, Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së publikon listën! (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti

305 ‘VIP’-a në dosjen ‘Epstein’, Prokurorja e

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, bëri publike një listë me 305 persona të njohur, emrat e të cilëve shfaqen të paktën një herë në dokumentet që lidhen me çështjen e Jeffrey Epstein.

Publikimi i listës përkon me nxjerrjen graduale të miliona email-eve, fotografive dhe materialeve të tjera që administrata Trump po i deklasifikon në lidhje me rastin.

Në një letër drejtuar Kongresit më 14 shkurt, Bondi përfshiu individë që janë ose kanë qenë zyrtarë qeveritarë apo persona me ekspozim politik dhe që përmenden në dokumentet e publikuara. Ajo sqaroi se përfshirja e një emri në këto materiale nuk përbën provë faji dhe nuk nënkupton përfshirje në veprime të paligjshme që lidhen me krimet seksuale ndaj të miturve për të cilat u akuzua Epstein.

305 ‘VIP’-a në dosjen ‘Epstein’, Prokurorja e

Lista përfshin figura nga politika, biznesi dhe industria e argëtimit. Mes tyre gjenden Donald Trump, Bill Gates, Kim Kardashian, Barbra Streisand, Keir Starmer, Amy Schumer, Jeff Zucker, Benjamin Netanyahu, Princesha Diana, Margaret Thatcher, Diana Ross, Melinda Gates, Tucker Carlson, Beyoncé dhe Meghan Markle.

305 ‘VIP’-a në dosjen ‘Epstein’, Prokurorja e

Sipas Bondit dhe zëvendësit të saj, Todd Blanch, emrat shfaqen në kontekste të ndryshme brenda dokumenteve. Letra drejtuar Kongresit thekson se autoritetet nuk kanë mbajtur apo redaktuar asnjë dokument për arsye reputacioni, ndjeshmërie politike apo për shkak të statusit publik të personave të përmendur.

305 ‘VIP’-a në dosjen ‘Epstein’, Prokurorja e

Publikimi i materialeve vijon në faza, ndërsa autoritetet po bëjnë të aksesueshme dokumentacionin e lidhur me çështjen.

Lini një Përgjigje