TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2026, 20:48

A është SHBA-ja gati të shkelë Konventën e Gjenevës? Trump-it nuk i pëlqen pyetja e NYT, shpërthen në sulme

Shkruar nga Pamfleti

A është SHBA-ja gati të shkelë Konventën e

Gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump reagoi ashpër ndaj një pyetjeje nga The New York Times lidhur me mundësinë që goditjet ndaj infrastrukturës civile në Iran të shkelin Konventën e Gjenevës.

Në vend që të adresonte drejtpërdrejt shqetësimin ligjor, Trump sulmoi median, duke vënë në shënjestër gazetën amerikane.

“Nëse mendoni se do t’i lejojmë të kenë armë bërthamore, mund t’u thoni miqve tuaj te New York Times se kjo nuk do të ndodhë,” deklaroi ai.

Presidenti shtoi se nuk është i shqetësuar për këtë çështje, ndërsa theksoi se shpreson të mos jetë e nevojshme të ndërmerren goditje të tilla.

Ai e cilësoi situatën si një “periudhë kritike”, duke paralajmëruar se gjithçka do të varet nga veprimet e Iranit në vijim.

Trump përsëriti kërcënimet për goditje ndaj infrastrukturës, duke deklaruar se, nëse nuk respektohet afati i vendosur, Irani “nuk do të ketë ura” dhe “nuk do të ketë centrale energjie”.

“Ne mund t’i bombardojmë fort,” shtoi ai.

Megjithatë, presidenti amerikan la të hapur edhe mundësinë e një marrëveshjeje, duke thënë se beson që Irani po negocion dhe mund të veprojë në mirëbesim.

Lini një Përgjigje