TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Mars 2026, 20:51

A ishte Turqia shënjestër e Iranit? Reagon Erdogan: Asgjë nuk ja lëmë rastësisë

Shkruar nga Pamfleti
A ishte Turqia shënjestër e Iranit? Reagon Erdogan: Asgjë nuk ja
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia po merr të gjitha masat e nevojshme të sigurisë në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e NATO-s, pas incidentit me rrëzimin e një rakete iraniane në hapësirën ajrore turke.

Sipas autoriteteve turke, raketa u interceptua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s pasi kishte kaluar mbi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë dhe po drejtohej drejt brigjeve jugore të Turqisë. Incidenti ka rritur shqetësimin në Ankara për përshkallëzimin e konfliktit në rajon.

Erdogan theksoi se Turqia ka reaguar menjëherë ndaj situatës dhe se vendi është në koordinim të vazhdueshëm me partnerët e aleancës për të garantuar sigurinë.

Turqia po merr të gjitha masat e nevojshme dhe vepron në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e NATO-s, duke reaguar menjëherë kur kërkohet”, deklaroi presidenti turk.

Ai shtoi se Ankaraja ka lëshuar paralajmërimet më të forta diplomatike për të shmangur përsëritjen e incidenteve të ngjashme dhe se siguria e kufijve dhe e hapësirës ajrore të vendit mbetet një prioritet absolut.

Turqia nuk lë asgjë në dorë të rastësisë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e kufijve dhe të hapësirës së saj ajrore,” theksoi Erdogan, duke e përshkruar situatën aktuale si një nga periudhat më të ndjeshme për rajonin.

Incidenti ndodh në një moment kur përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po krijon tensione të reja sigurie për vendet e rajonit dhe për aleancën e NATO-s.

erdogan iran

Lini një Përgjigje