Bota 4 Nëntor 2023, 11:39

Aleanca shiite vë në shënjestër forcat amerikane?

Shkruar nga Pamfleti

Aleanca shiite vë në shënjestër forcat amerikane?

Fjalimi i gjatë i shefit të Hezbollahut e zhvendosi bariqendrën e aleancës shiite: Nga Gaza, për tek sulmet kundër Shteteve të Bashkuara. Një kërcënim, që e kanë treguar se nuk është vetëm teorik…

Nga 18 tetori, kanë ndodhur 44 sulme kundër bazave amerikane në Siri dhe Irak. Sulmi i fundit ndodhi vetëm pak orë pas fjalimit të udhëheqësit të Hezbollahut. Janë sulme të realizuara me dronë dhe raketa.

Situata mbetet shqetësuese për Pentagonin. Këto baza amerikane, që u krijuan për të goditur bërthamat e fundit të ISIS janë të izoluara. Mund të furnizohen vetëm nga avionët. Dhe janë të rrethuara nga forca armiqësore…

Ato janë në shënjestër jo vetëm të formacioneve shiite, por edhe ushtrisë siriane, mercenarëve rusë, grupeve terroriste pranë Daesh apo Al Kaedës.

Në 30 tetor, forca ajrore amerikane bombardoi 2 polizione të grupeve filoiraniane, në zonën e gjelbër në kufirin Irak-Siri. Pikërisht aty ku kalojnë ndihmat luftarake nga Irani. Por as sulmi nuk i ndali inkursionet.

Frika është se mos në ditët e ardhshme, Boshti i Rezistencës Shiite shtyn militantët të godasin ambasadat amerikane, apo të shtojnë fuqinë e sulmeve kundër strukturave ushtarake

Ka shqetësim edhe për Bahreinin, ku ndodhet Komanda e Flotës së Pestë dhe ku gjysma e popullsisë është shiite.

Dje, dy aeroplanmbajtëset Eisenhower dhe Ford u afruan në brigjet e Qipros, për të shfaqur manovrat e avionëve të tyre dhe për t’i dërguar një mesazh aleatëve të Iranit.

Një task force e marinsave amerikanë në bordin e dy aniojeve helikopter-mbajtëse, të shoqëruara nga një kryqëzor me bateri antiraketë, u vendos në jug të Sinait.

Një lëvizje për të ndalur inkursionet e Houthëve të Jemenit, që deri sot kanë qenë më aktivët në lëshimin e raketave kundër Izraelit dhe mund të kërcënojnë të gjitha instalacionet amerikane në Lindjen e Mesme, nga aeroportet saudite deri tek ata të Emirateve./bota.al

hezbollahu shba