TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2026, 15:29

Ambasadori izraelit në OKB thirrje Libanit: Shpërbëni Hezbollahun!

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadori izraelit në OKB thirrje Libanit: Shpërbëni

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon i ka bërë thirrje Libanit të bëjë më shumë në përballimin e kërcënimit të Hezbollahut brenda vendit të tij. Që nga data 2 mars, janë shkëmbyer sulme midis Izraelit dhe grupit ushtarak të mbështetur nga Irani.

"Mesazhi ynë për qeverinë libaneze është i thjeshtë, ndërhyni, ndërhyni. Që nga armëpushimi në nëntor 2024, qeveria libaneze nuk ka bërë atë që duhej për të shpërbërë Hezbollahun. Libani duhet ta frenojë Hezbollahun tani, ose do ta bëjmë ne", tha Danny Danon në një konferencë për shtyp në Nju Jork.

Kujtojmë se Presidenti i Libanit ka bërë thirrje për negociata të drejtpërdrejta me Izraelin si pjesë e një propozimi për t’i dhënë fund konfliktit në përshkallëzim me Hezbollahun.

okb libani hezbollahu

Lini një Përgjigje