Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur një kompleks hapësinor në Teheran, i cili sipas saj përdorej për zhvillimin e programeve ushtarake satelitore.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) deklaruan se sulmi u krye mbi bazën e të dhënave të inteligjencës, pasi objekti përbënte kërcënim për satelitët izraelitë dhe për asetet hapësinore të vendeve të tjera.
Sipas IDF-së, kompleksi përdorej për zhvillimin e kapaciteteve të sulmit në hapësirë dhe ishte i lidhur me programe të ndryshme ushtarake.
“Kompleksi u përdor për të zhvilluar programe hapësinore ushtarake, përfshirë zhvillimin e satelitit Chamran-1, i cili u ndërtua nga industritë elektronike të Ministrisë iraniane të Mbrojtjes dhe u nis në hapësirë në shtator 2024 nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.
Sipas të njëjtit burim, goditja ndaj këtij objekti vjen pas një tjetër sulmi të kryer javën e kaluar ndaj një kompleksi kërkimor hapësinor që i përket Organizatës Hapësinore Iraniane në Teheran.
Lini një Përgjigje