Globalisht, zyrtarët po përgatiten për një krizë shumë më të madhe se 4-6 javët e njoftuara fillimisht, pra deri në prill…
Paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme dhe përfshirja e SHBA-së në konfliktin me Iranin mund të vazhdojnë deri në shtator, edhe nëse lufta kundër Teheranit hyn në një fazë me intensitet të ulët.
Kjo raportohet nga Axios, duke cituar burime në Shtëpinë e Bardhë. Në Uashington dhe kryeqytetet anembanë Botës, zyrtarët po përgatiten për një krizë shumë më të gjatë se 4-6 javët e njoftuara fillimisht, domethënë deri në prill.
Presidenti Donald Trump rrezikon të bjerë në një kurth përshkallëzimi, ku pala më e fortë detyrohet të vazhdojë sulmet për të demonstruar dominancë, edhe pse përfitimet zvogëlohen.
Dhe “ajo që iranianët po bëjnë në Ngushticën e Hormuzit e bën Trumpin edhe më të vendosur”, tha një zyrtar i lartë i administratës. Presidenti amerikan mund të tërhiqet nga lufta nesër, por Irani mund të vazhdojë ta mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit dhe t’i rrisë çmimet e naftës aq shumë sa SHBA-të do të detyrohen të ndërhyjnë përsëri.
Shumë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë fillimisht e kundërshtuan luftën, por Trump këmbënguli: "unë thjesht dua ta bëj".
Sipas burimit, presidenti amerikan e mbivlerësoi shumë aftësinë e tij për të përmbysur regjimin pa vendosur trupa tokësore dhe gjithashtu "i besoi propagandës së tij" pas sulmeve të shpejta ndaj Iranit verën e kaluar dhe rrëmbimit të Nicolas Maduros në janar.
"Ai pa disa fitore të shpejta dhe vendimtare me efektivitet të jashtëzakonshëm ushtarak", tha zyrtari qeveritar.
Lini një Përgjigje