TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Maj 2024, 20:14

Arma e re ruse bllokon sinjalin “GPS”, alarmohet Europa: Rrezikon të shkaktojë aksidente ajrore!

Shkruar nga Pamfleti

Arma e re ruse bllokon sinjalin “GPS”, alarmohet Europa:

Rusia po akuzohet për bllokimin e sinjaleve civile GPS nga aeroplanët mbi Balltik, duke shkaktuar rreziqe aksidentesh.  Vendet baltike akuzojnë Moskën për bllokimin e sinjaleve GPS në hapësirën e tyre ajrore.

Ky lajm u bë i ditur nga ministri i Jashtëm estonez Margus Tsahkna i cili shkroi informoi publikun në rrjetet sociale.

Politikani estonez shtoi se kishte diskutuar situatën me ministrat e jashtëm të Letonisë, Lituanisë, Finlandës dhe Suedisë. Më tej ai shtoi se kjo problematikë do të diskutohet edhe me NATO-n.

“Duke bërë këtë Rusia shkel normat ndërkombëtare. Ne do ta trajtojmë çështjen me NATO-n, aleatët dhe vendet e tjera të BE-së”, shkruan Tsahkna.

Kujtojmë se pak kohë më parë u zbulua se Rusia kishte prodhuar një armë me valë elektormagnetike e cila çorienton mjetet elektronike që përdoren për orientim si GPS-si, etj.

Lini një Përgjigje