Bota13 Qershor 2023, 20:40

Arrestohet Donald Trump, ish-presidenti dorëzohet në gjykatën federale të Floridës

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet Donald Trump, ish-presidenti dorëzohet në gjykatën

Ish-presidenti Donald Trump është vënë sërish nën arrest për tu paraqitur në gjykatën federale të Majamit, ku do të paditet me akuza në lidhje me keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara.

Zëvendës marshallët kanë prangosur ish-presidentin dhe kanë marrë kopje elektronike të shenjave të gishtave të tij gjatë procedurave të së martës.

Seanca e sotme pritet të ketë natyrë procedurale. Fillimisht Trump-it do t’i lexohen akuzat me të cilat ai përballet dhe më pas do të ketë një diskutim për kushtet e lirimit të tij para gjykimit. Mendohet se do të ketë kufizime sa i takon lëvizjes së tij, por ende nuk është bërë e ditur deri në çfarë mase.

Kujtojmë se Trump po përballet me 37 akuza, pasi pretendohet se ai ka mbajtur në mënyrë të paligjshme informacione të mbrojtjes kombëtare dhe se ka fshehur dokumente në kundërshtim me ligjet, dhe se ka tetuar të manipulojë dëshmitarët në hetimin e Departamentit të Drejtësisë për materialet sekrete.

Akuzat penale në çështjen e dokumenteve të klasifikuara të Departamentit të Drejtësisë përshkallëzojnë rrezikun ligjor që rrethon kandidatin kryesor të GOP 2024.

trump akuzat gjykatë