TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shtator 2025, 19:39

“Biden një bir kurve”, sulmi i ashpër i Trump: I lig dhe budalla

Shkruar nga Pamfleti

“Biden një bir kurve”, sulmi i ashpër i Trump: I lig dhe

Donald Trump ka nisur një tjetër sulm të ashpër. Ai shënjestroi përsëri ish-Presidentin Joe Biden, duke e quajtur atë një "djalë të lig dhe budalla".

Në një video që Trump ndau në llogarinë e tij Truth, ai e kritikon ashpër paraardhësin e tij të Shtëpisë së Bardhë: "Biden është një djalë i lig dhe budalla. Ai nuk ka qenë kurrë i zgjuar, por gjithmonë ka qenë një bir kurve i lig dhe budalla".

Dikush pyet veten se çfarë e shtyn Trumpin të ndiejë këtë urrejtje ndaj demokratit. Ndoshta ai ende nuk është e ka kapërdirë humbjen në vitin 2020, të cilën gjithmonë e ka kontestuar për mashtrim të dyshuar që bllokoi rizgjedhjen e tij.

Duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që Trump e ka fyer Bidenin dhe e ka quajtur budalla, nëse jo edhe më keq. Denigrimi është bërë pjesë e stilit të tij të komunikimit.

Lini një Përgjigje