Bota 4 Mars 2024, 16:44

Bie ‘Amendamenti 14’/ Gjykata Supreme lejon Trump-in të garojë në zgjedhjet presidenciale!

Shkruar nga Pamfleti

Bie ‘Amendamenti 14’/ Gjykata Supreme lejon Trump-in të

Gjykata e Lartë, mbajti anën e Trump duke vendosur se një shtet i vetëm nuk ka autoritet për të zbatuar Amendamentin e 14-të dhe për të skualifikuar kandidatët federalë.

Gjykata Supreme e SHBA-së, vendosi unanimisht se Kolorado nuk mund të skualifikojë ish-presidentin Trump nga fleta e votimit bazuar në nenin e kryengritjes të Amendamentit të 14-të. Ky është një vendim historik që i jep mundësinë Trump-it për të kërkuar një mandat të dytë presidencial.

Vendimi i panënshkruar i së hënës i jep fund efektivisht përpjekjeve të gjata që synonin të parandalonin kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë një fitore ligjore monumentale ish-presidentit në prag të “super të martës”, kur ai është gati të mbyll nominimin e tij brenda Partisë Republikane.

Votuesit dhe grupet e avokimit kishin paraqitur dhjetëra sfida për të drejtën e konkurrimit të Trump në shtetet anembanë vendit, duke pretenduar se veprimet e tij rreth sulmit të 6 janarit 2021, në Kapitol e ndalonin atë që të rikandidonte.

Gjykata e Lartë, mbajti anën e Trump duke vendosur se një shtet i vetëm nuk ka autoritet për të zbatuar Amendamentin e 14-të dhe për të skualifikuar kandidatët federalë.

Nga ana tjetër, ish-presidenti, Donald Trump përshëndeti vendimin e Gjykatës së Lartë për ta mbajtur atë në fletën e votimit në Kolorado, duke lëshuar një deklaratë të shkurtër në mediat sociale.

Fitore e madhe për Amerikën!!!” ka shkruar ish presidenti në rrjetin social "Truth"!

Ndërsa vendimi i së hënës është specifik për Koloradon, ai do të krijojë një precedent për shtetet e tjera, duke përfshirë Illinois dhe Maine, të cilat gjithashtu e ndaluan atë nga votimet paraprake.

Vitin e kaluar, Trump u shpall i papërshtatshëm për kandidat presidencial nga Gjykata e Lartë e Kolorados për inkurajimin e tij të supozuar për trazirat e 6 janarit në Kapitol në 2021 dhe përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Trump apeloi vendimin më 3 janar dhe gjykata dëgjoi argumentet muajin e kaluar. Partia Republikane e Kolorados kishte kërkuar që Gjykata e Lartë të vendoste përpara garës paraprake të së martës.

Trump nuk mori pjesë në seancë, por u tha gazetarëve se e kishte dëgjuar seancën dhe mendonte se "ishte një proces shumë i bukur" dhe ai mendoi se "argumentet e ekipit të tij ishin shumë, shumë të forta se të kundërshtarëve.”/Pamfleti

trump