
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka reaguar ndaj sulmit të Rusisë gjatë natës në Kiev. Sipas mediave të huaja, Starmer i ka cilësuar sulmet në Kiev dhe mbarë Ukrainën si brutale.
"Jam i tmerruar nga sulmi i fundit brutal gjatë natës në Kiev dhe në të gjithë Ukrainën, i cili vrau civilë dhe goditi infrastrukturën", tha Sir Keir Starmer. "Për herë të parë, zemra e qeverisë civile të Ukrainës u dëmtua”, shtoi ai.
Kryeministri i britanik tha gjithashtu se “këto sulme frikacake tregojnë se Putini beson se mund të veprojë pa u ndëshkuar. Ai nuk e ka seriozisht paqen”.
"Tani, më shumë se kurrë, ne duhet të qëndrojmë të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe sovranitetin e saj", përfundoi Starmer.
Lini një Përgjigje