Disa shpërthime janë dëgjuar në Teheran, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. BBC raporton se kryeqyteti iranian është aktualisht në shënjestër.
Ndërkohë, gazetarët e agjencisë Agence France-Presse (AFP) bëjnë të ditur se kanë dëgjuar të paktën tre shpërthime të mëdha në qytet.
Po ashtu Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftojnë se Irani ka lëshuar raketa të reja drejt territorit izraelit.
Në një postim në rrjetet sociale, ushtria izraelite tha se po punon për të kapur raketat dhe se alarmet janë aktivizuar në telefonat celularë të banorëve në zonat që mund të preken.
IDF u bëri thirrje qytetarëve që, pas marrjes së alarmit, të hyjnë në hapësira të mbrojtura dhe të qëndrojnë aty deri në një njoftim të ri.
Lini një Përgjigje