Bota24 Tetor 2023, 09:41

Daçiç i 'prerë': Nuk do të ketë njohje të Kosovës, as anëtarësim në OKB

Shkruar nga Pamfleti

Daçiç i 'prerë': Nuk do të ketë njohje

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi në Kuvend se politika e lidershipit shtetëror serb për Kosovën është e qartë dhe se nuk ka njohje të pavarësisë dhe as anëtarësim në OKB.

“Dua të hedh poshtë çdo pretendim se kjo udhëheqje e Serbisë ka ndërmarrë diçka nën interesat kombëtare dhe shtetërore. Politika jonë është e qartë dhe e vendosur, që do të thotë se nuk ka njohje të pavarësisë së Kosovës, as hyrje në OKB, sepse kjo do të thotë se ata njihen si shtet”, tha Daçiç në përgjigje të deputetëve, shkruan Euronews Serbia.

Daçiç ka theksuar se Serbia do të zbatojë vetëm atë që është në përputhje me politikën shtetërore.

“Unë jam gjithashtu dëshmitar personal i gjithçkaje që ka ndodhur në vitin 2012. Më pas negociatat dhe dialogu u transferuan në Bruksel. Marrëveshja e Brukselit u nënshkrua me mirëbesim që serbët të kenë institucionet e tyre në Kosovë”, u shpreh ai.

njohje e kosoves dacic anetaresim okb