TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Qershor 2023, 19:55

Deputeti serb: Protestuesit në veri ndihen të tradhtuar nga Vuçiç dhe regjimi i Beogradit

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti serb: Protestuesit në veri ndihen të tradhtuar nga

Deputeti serb Mirosllav Aleksiç tha se serbët në Kosovë janë të zemëruar me Aleksandër Vuçiç dhe po ashtu me regjimin e Beogradit.

Ai u shpreh se sërbët në Kosovë po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë se Lista Serbe i ka tradhtuar dhe për vite me radhë ka punuar kundër qytetarëve.

“Janë të zemëruar me Listën Serbe dhe mua më duket se gjithnjë e më shumë prej tyre janë të zemëruar si me Aleksandër Vuçiçin ashtu edhe me regjimin në Beograd. Ata e ndjejnë se janë tradhtuar, të lënë pas dore. Këtë e kam dëgjuar në rrugë, në barrikada, nga profesorët, pensionistët, nga të gjithë”, tha Aleksiç.

Pas trazirave të fundit në veri të Kosovës, të shkaktuara nga grupet kriminale serbe, liderët e Listës Serbe janë fyer e akuzuar publikisht, duke u quajtur tradhtarë.

Po ashtu, dëgjohej edhe brohoritja kundër Vuçiçit, me mbështetjen e të cilit u formua Lista Serbe, një dekadë më parë. Për gjatë kësaj periudhe, kjo parti udhëhoqi protesta dhe ngriti barrikada të shumta me qëllim të kundërshtimit të autoriteteve të Republikës së Kosovës.

deputeti serbet vucic

Lini një Përgjigje