TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Mars 2026, 20:13

“Do ndihmojmë edhe ne”, Trump sërish thirrje aleatëve: Kush merr naftë në Hormuz, duhet sigurojë kalimin e anijeve!

Shkruar nga Pamfleti
“Do ndihmojmë edhe ne”, Trump sërish thirrje
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka lëshuar sërish thirrje ndaj vendeve aleate dhe atyre që kalojnë naftë nga ngushtica e Hormuzit, që të ndihmojnë ushtarakisht për të lehtësuar kalimin e anijeve.

Me anë të një postimi në platformën “TruthSocial”, Trump tha se të gjitha vendet që transportojnë naftë nga Hormuzi duhet të garantojnë sigurinë e anijeve, ndërkohë që do të kenë edhe ndihmën e SHBA-së. Ai shtoi se kjo nismë duhet të jetë e përbashkët, gjë që do ta bëjë më të lehtë garantimin e sigurisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mundur dhe e kanë shkatërruar plotësisht Iranin, si ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër, por vendet e botës që marrin naftë përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të kujdesen për atë kalim, dhe ne do të ndihmojmë - SHUMË! SHBA-të gjithashtu do të koordinohen me ato vende në mënyrë që gjithçka të shkojë shpejt, pa probleme dhe mirë. Kjo duhet të kishte qenë gjithmonë një përpjekje ekipore, dhe tani do të jetë - Do ta bashkojë botën drejt Harmonisë, Sigurisë dhe Paqes së Përjetshme! Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkruan Trump.

shba hormuzi

Lini një Përgjigje