TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Mars 2026, 18:53

Terror në Dubai, momenti kur ndërtesa gjigante goditet nga droni iranian (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Terror në Dubai, momenti kur ndërtesa gjigante goditet nga droni
Momenti kur qiellgërvishtësja goditet nga droni iranian

Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) deklaroi se sulmi ndaj ndërtesës gjigante ishte një hakmarrje ndaj goditjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj zonës bankare në Teheran.

Një qiellgërvishtës luksoz në lagjen Al-Badaa të Dubait është goditur nga një dron.

Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) deklaroi se sulmi ishte një hakmarrje ndaj goditjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj zonës bankare në Teheran.

Për shkak të kërcënimeve ndaj sigurisë, disa degë rajonale të Citibank në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pezulluar përkohësisht disa nga operacionet e tyre, duke marrë masa për mbrojtjen e stafit dhe klientëve.

Autoritetet lokale po vijojnë hetimet për të përcaktuar shtrirjen e dëmeve dhe origjinën e sulmit.

Videoja e shpërndarë tregon pamjet e sulmit të supozuar ndaj ndërtesës luksoze, që krijoi pak panik në zonë.

Irani paralajmëroi se do t’i përgjigjet çdo sulmi që synon infrastrukturën e tij energjetike, duke përfshirë mundësinë e goditjes së objekteve të kompanive amerikane në Lindjen e Mesme.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se nëse objektet energjetike të Iranit bëhen objekt sulmi, forcat iraniane mund të synojnë instalime të kompanive amerikane në rajon ose kompani ku Shtetet e Bashkuara kanë pjesëmarrje aksionare.

Sipas tij, Irani do të tregojë kujdes në veprimet e mundshme ushtarake për të shmangur goditjen e zonave me popullsi të dendur gjatë sulmeve hakmarrëse.

Araghchi foli edhe për situatën në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare strategjike që lidh Gjirin Persik me Oqeanin Indian. Ai tha se ngushtica mbetet e hapur, por Irani nuk do të lejojë kalimin e cisternave të naftës dhe anijeve që i konsideron armiqësore, si dhe të aleatëve të tyre.

Rreth 20 për qind e tregtisë botërore të naftës kalon përmes kësaj rruge detare, çka e bën çdo zhvillim në zonë me ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet globale të energjisë.

irani

Lini një Përgjigje