TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Korrik 2025, 22:14

Edi Rama “infekton” edhe Trumpin, presidenti i SHBA: Do marr kontrollin e Uashingtonit, po qeveriset keq

Shkruar nga Pamfleti

Edi Rama “infekton” edhe Trumpin, presidenti i SHBA: Do marr

Aksionet e Edi Ramës ditët e fundit duket se kanë shkuar deri në SHBA. Aq i vendosur është kryeministri për të bërë gjithçka vetë, sa duket se ka “infektuar” edhe presidentin e SHBA.

Donald Trump ka deklaruar se po “teston” marrëdhëniet me kryebashkiaken e Uashingtonit, Muriel Bouser.

Ai nënkuptoi se është duke shqyrtuar mundësinë për të marrë kontrollin mbi qytetin federal. Ky veprim do të sillte më shumë rend në kryeqytet, sipas Trump.

Ai ka shprehur shqetësime për mënyrën si drejtohet qyteti nga autoritetet lokale. “Duhet të ketë përgjegjësi dhe siguri,” tha ai.

Duke qenë se Rama e konsideron veten lider global, me shumë gjasë Trump prej tij është infektuar, pasi Babloku ka marrë kontrollin jo vetëm të Tiranës, por dhe Durrësit, Vlorës dhe Fierit. Të paktën deri më sot.

 

Lini një Përgjigje