TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Shtator 2025, 17:06

Ekzekutimi i aleatit të Trump, autori 22-vjeçar rrezikon pushkatimin!

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i aleatit të Trump, autori 22-vjeçar rrezikon

Guvernatori i Utahut, Spencer Cox, gjatë pyetjeve nga gazetarët tha se i dyshuari, i identifikuar si Tyler Robinson, mendohet se veproi i vetëm.

Cox shtoi se nuk kishin prova se dikush tjetër ishte i përfshirë, por tha se hetimi ishte duke vazhduar. Ai vazhdon duke thënë se i dyshuari u mor në paraburgim në Qarkun e Uashingtonit, në jug të Utahut, rreth tre deri në katër orë larg me makinë nga Oremi, ku jetonte familja e tij.

Zyrtarët e Utahut kanë thënë më parë se do të kërkojnë dënimin me vdekje për të dyshuarin për të shtënat ndaj Charlie Kirk.

Tani e dimë se autori është Tyler Robinson, një 22-vjeçar nga Utah. Guvernatori i Utahut, tha më parë se dënimi me vdekje ishte një opsion.

Juta, ku ndodhën të shtënat, është një nga pesë shtetet e SHBA-së që ka aktive dënimin me vdekjen me pushkatim.

Lini një Përgjigje