Bota 6 Prill 2023, 20:59

Çështja McGonigal, "Washington Times": Departamenti i Drejtësisë pranon se fshehu prova!

Shkruar nga Pamfleti
Çështja McGonigal, "Washington Times": Departamenti i

Departamenti i Drejtësisë ka pranuar se ka fshehur ‘pa dashje’ provat avokatëve mbrojtës që përfaqësojnë një ish-zyrtarin e FBI-së McGonigal, i cili ishte i përfshirë në hetimin e marrëveshjes së fshehtë Trump-Rusi dhe tani akuzohet për komplot me Rusinë për të shkelur sanksionet e SHBA.

Në një letër drejtuar gjykatëses së qarkut të Manhattan-it, Jennifer Reardern, prokurori i Departamentit të Drejtësisë, Damian Williams tha se ekipi tij gabimisht harroi t’i dorëzonte katër kategori provash ekipit mbrojtës të ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal gjatë procesit të zbulimit.

“Në shqyrtimin e dosjeve tona, qeveria identifikoi disa gjëra që ishin harruar pa dashje,” shkruan Williams.

“Qeveria pret të bëjë një dosje shtesë zbulimi që përmban këto materiale deri në fund të javës”.

Sipas letrës së zotit Williams, prokurorët hoqën dorë nga fletëthirrjet shtesë, dokumentet shtesë nga dosjet hetimore të FBI-së, materialet e gjetura në pajisjet elektronike të sekuestruara që nuk ishin përfshirë në dosjet e përgatitura më parë dhe të dhënat në lidhje me regjistrin e pajisjes elektronike që regjistron të gjithë numrat nga një linjë e caktuar telefonike.

Ai gjithashtu po përballet me akuza të veçanta penale në Uashington, ku akuzohet për falsifikimin e dokumenteve për të fshehur pagesat sekrete në para të thata nga një person që dikur shërbente me inteligjencën shqiptare. Me kërkesë të zyrtarit, McGonigal hapi një hetim të FBI-së për lobimin e huaj në të cilin ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare ishte një informator konfidencial.

Çështja “mcgonigal”