TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Qershor 2025, 13:10

"Sulmet do të vazhdojnë", ministri izraelit i Mbrojtjes: Teherani po bëhet si Bejruti

Shkruar nga Pamfleti

"Sulmet do të vazhdojnë", ministri izraelit i Mbrojtjes:

"Sulmet izraelite ndaj Iranit do të vazhdojnë dhe Teherani po shndërrohet në një Bejrut të dytë". Kështu ka deklaruar ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, sipas asaj që raportojnë mediat izraelite.

Ai tha se forcat e armatosura izraelite do të godasin objektivat (instalimet ushtarake) dhe do të vazhdojnë t’i heqin lëkurën gjarprit iranian në Teheran dhe kudo tjetër, duke e privuar nga aftësitë e tij bërthamore dhe sistemet e armatimit.

“Diktatori iranian po e kthen Teheranin në një tjetër Bejrut dhe banorët e tij në pengje për hir të mbijetesës së regjimit të tij”, shtoi më tej Katz.

Lini një Përgjigje