TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2026, 08:29

Sulmet në Iran, Netanyahu: Po ndërtonin objekte të reja bërthamore, duhej të vepronim tani

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet në Iran, Netanyahu: Po ndërtonin objekte të reja
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se sulmet ndaj Iranit u ndërmorën për shkak të zhvillimeve të reja në programin bërthamor dhe atë të raketave balistike të Teheranit.

Në një intervistë për Fox News, Netanyahu tha se vendimi për të vepruar erdhi pasi, sipas tij, Irani kishte nisur ndërtimin e objekteve të reja, përfshirë bunkerë nëntokësorë.

“Arsyeja pse duhej të vepronim tani është sepse, pasi goditëm objektet e tyre bërthamore dhe programin e tyre të raketave balistike… ata filluan të ndërtonin objekte të reja… bunkerë nëntokësorë që do të bënin programin e tyre të raketave balistike dhe programin e tyre të bombave atomike imunë ndaj ndërhyrjes brenda disa muajsh”, u shpreh Netanyahu.

Ai theksoi se, sipas vlerësimit të autoriteteve izraelite, vonesa në ndërhyrje do ta bënte të pamundur frenimin e këtyre programeve në të ardhmen.

“Nëse nuk veprohej tani, nuk do të mund të veprohej në të ardhmen”, shtoi kryeministri izraelit.

 

sulmet në iran netanyahu

Lini një Përgjigje