TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2026, 08:12

Sulmi iranian në Riad, SHBA mbyll ambasadën amerikanë në Kuvajt 

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi iranian në Riad, SHBA mbyll ambasadën amerikanë në
Ambasada e SHBA Kuvajt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kuvajt njoftoi mbylljen e saj “deri në njoftim të mëtejshëm”, për shkak të tensioneve të vazhdueshme rajonale.

Përmes një postimi në rrjetin social X, përfaqësia diplomatike bëri të ditur se ka anuluar të gjitha takimet konsullore, përfshirë ato të planifikuara dhe rastet emergjente.                                                       

Në njoftim theksohet se situata e sigurisë në rajon mbetet e paqëndrueshme. Autoritetet amerikane u kanë kërkuar qytetarëve të tyre në disa vende të Lindjes së Mesme, përfshirë Kuvajtin, të tregojnë vigjilencë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

Vendimi vjen në një moment tensioni të shtuar në rajon, pasi gjatë natës u raportua për një sulm me dy dronë ndaj ambasadës së SHBA në Riad.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi për NewsNation se SHBA-të do të kundërpërgjigjen “së shpejti” për sulmin ndaj ambasadës dhe për vdekjen e personelit amerikan. Në një postim në platformën Truth Social, ai komentoi mbi rezervat amerikane të municioneve të “nivelit mesatar dhe mesatar të lartë”, duke theksuar se vendi disponon furnizime të mjaftueshme për një konflikt të zgjatur. Trump kritikoi gjithashtu ish-presidentin Joe Biden për dërgimin e armëve të avancuara në Ukrainë. 

tensionet ne lindjen e mesme

Lini një Përgjigje