Ndërtesa e ambasadës së Serbisë në Teheran ka pësuar dëmtime si pasojë e sulmeve ajrore të mëngjesit në Iran. Sipas raportimeve, objektivi kryesor ishte një bazë ushtarake pranë selisë diplomatike, ndërsa shpërthimet prekën edhe godinën e ambasadës. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e konfirmoi incidentin në një intervistë për Prva TV. Ai deklaroi se autoritetet kanë nisur tërheqjen e stafit diplomatik drejt Bakut dhe se janë zbatuar të gjitha procedurat e sigurisë. Sipas tij, dokumentacioni zyrtar do të asgjësohet në përputhje me rregullat diplomatike.
Vuçiç bëri të ditur se ambasadori do të largohet fillimisht drejt Azerbajxhanit së bashku me stafin, por më pas do të kthehet në Teheran me kërkesën e tij, për të ndihmuar një çift me fëmijë që ndodhet ende në Iran për shkak të situatës së krijuar.
O BE KENA HANGER NA QE JEM NKS