TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shtator 2025, 13:19

Çfarë mund të bësh në Kinë kur je budalla?

Shkruar nga Diplomatico | Pamfleti.net
Çfarë mund të bësh në Kinë kur je budalla?
Presidenti serb në Kinë /

Presidenti serb në Kinë, në përpjekje të dëshpëruar për vëmendje ndërkombëtare, mbetet simbolikisht në cep, ndërsa për mediat serbe ishte “në qendër të vëmendjes”…

Ky ishte sot titulli i editorialit të gazetarit serb Dragoljub Petrović, në median on line ‘Danas.rs. (Šta sve možeš u Kini kad si budala)

Në tetor të vitit 2015, Dragan J. Vuçiçeviçi, një nga figurat më të afërta me regjimin në Beograd dhe pronar i tabloidit "Informer", e quajti publikisht Aleksandar Vuçiçin “budalla” nëse guxon të shkojë në një vizitë zyrtare në Kinë.

Sipas tij, vizita e Vuçiçit në Kinë do të nënkuptonte një grusht shteti të pashmangshëm në Beograd, të orkestruar nga “mafia politike, kriminale, policore dhe mediatike”.

Dhjetë vite më vonë, Aleksandar Vuçiç është sërish në Kinë dhe grushti i shtetit, si edhe atëherë, mbetet vetëm pjesë e imagjinatës së "Informer-it".

Por këtë herë, gjërat janë ndryshe. Presidenti i Serbisë duket se ka shkuar atje jo për të ndërtuar marrëdhënie të barabarta diplomatike, por për t’i treguar vetes (dhe mediave që ka marrë me vete) se është “një nga më të rëndësishmit në samit”.

Në realitetin kinez, Vuçiç u trajtua si shërbëtor i padukshëm mes autokratëve botërorë: në foton zyrtare të liderëve, ai u vendos në fund të rreshtit, në cep, ku zor se e zë kamera.

Në vijën e parë ishin “kremi i autokracisë globale”, ndërsa Vuçiçi, në sfond, dukej sikur thoshte me vete: “Ndoshta ishte vërtet budallallëk të vij këtu”.

Vuçiç, në përpjekje për të manipuluar opinionin publik në Serbi, nisi një fushatë propagandistike në media si ‘Pink’ dhe ‘Informer’, duke thënë se në Kinë “e njohin, e duan dhe e respektojnë më shumë se cilindo tjetër në rajon”. Madje deklaroi se “deri edhe qentë rrugëve në Pekin i tundin bishtin nga dashuria kur e shohin”.

Sipas Vuçiçit, Serbia ishte ndër “dy vendet më të njohura në samit”, edhe pse fotografia tregonte të kundërtën. Në fakt, nëse e besojmë Vuçiçin, Kina duhet të ketë hequr dorë nga legjenda e basketbollit Yao Ming për ta vendosur në vend të tij “Yao Mi-n” serb, Vuçiçin, pasi në gjuhën kineze “Yao Mi” do të thotë “jao si ga ne” – një shprehje e dëshpëruar që shpesh përdoret nga qytetarët serbë kur flasin për të.

Përfundimi satirik i Petrovićit është i qartë: nëse nuk të marrin seriozisht në një forum botëror, atëherë merr me vete televizione dhe portale propagandistike, dhe sajo një realitet paralel ku je “ylli i samitit”./Pamfleti

çfarë mund të bësh në kinë kur je budalla

Lini një Përgjigje