Bota15 Mars 2023, 15:12

Fatkeqësitë natyrore “shkundin” Turqinë, zonat e goditura nga tërmeti përfshihen nga përmbytjet masive; mbi 13 viktima

Shkruar nga Pamfleti

Fatkeqësitë natyrore “shkundin” Turqinë, zonat e

Turqia duket se nuk po gjen qetësi nga fatkeqësitë natyrore. Tërmeti i pak ditëve më parë në kufirin me Sirinë vrau afro 50 mijë persona, ndërkohë që sot disa qytete janë përballur me përmbytje masive.

Sipas mediave vendase, të paktën 13 persona kanë vdekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën provincat jugore të goditura nga tërmeti, Adiyaman dhe Şanliurfa, duke shkaktuar dëme të mëtejshme për të mbijetuarit e tërmetit që qëndrojnë në tenda dhe kontejnerë.

Në provincën e goditur nga tërmeti të distriktit Tut të Adiyaman, një person, kontejneri i të cilit u përmbyt, vdiq. Për shkak të shiut të dendur, u përmbytën edhe strehimoret e përkohshme në qytetet e tendave dhe kontejnerëve ku qëndrojnë të mbijetuarit e tërmetit. Disa të mbijetuar nga tërmeti në këto rajone u vendosën në konvikte.

Fatkeqësitë natyrore “shkundin” Turqinë, zonat e

Ndërsa në Şanliurfa humbën jetën nëntë persona. Një nga të vdekurit ishte një fëmijë një vjeç e gjysmë, tha ministri i Brendshëm Süleyman Soylu.

Trupat e pajetë të 5 personave u gjetën në bodrumit të banesës Yavuzlar në rrethin Tandoğan. Sipas raportimeve të para ata janë shtetas sirianë.

Nga ana tjetër, një makinë është bllokuar nga vërshimet e ujërave dhe brenda saj u gjetën dy persona të pajetë.
Reshjet e shumta kanë paralizuar trafikun dhe ka ndërprerje të energjisë elektrike.

Ekipet e emergjencës kanë zbritur në terren dhe frika është se bilanci viktimave është më i madh.

Fatkeqësitë natyrore “shkundin” Turqinë, zonat e

Fatkeqësitë natyrore “shkundin” Turqinë, zonat e

Fatkeqësitë natyrore “shkundin” Turqinë, zonat e

turqi permbytje