
Presidenti i SHBA Donald Trump ka mbajtur një konferencë për mediat, teksa ka folur për armëpushimin Izrael-Iran dhe sulmet në Gaza.
Një gazetare nga Ukraina e pyeti Trump lidhur me sistemet e mbrojtjes nga raketat. Pasi presidenti e pyet nëse është nga Ukraina, ajo thotë po - dhe shton se burri i saj është në vend duke shërbyer si ushtar.
"Kjo është diçka e vështirë. Pra, më lejoni t'ju them vetëm se ata duan të kenë raketa antiraketë. Do të shohim nëse mund t'i vëmë në dispozicion disa. E dini, janë shumë të vështira për t'u siguruar. Ne kemi nevojë për to... ne i furnizonim ato në Izrael dhe ato janë shumë efektive, 100% efektive", tha Trump.
Trump tha se sistemet e mbrojtjes në Ukrainë janë shumë të vështira për t'u siguruar, por pranoi se do shqyrtojë mundësinë nëse do t'i vendosë në dispozicion disa, por janë 100% efektive.
"Kjo është një pyetje shumë e mirë. Dhe të uroj shumë fat. Dua të them, e shoh që të shqetëson shumë. Pra, përshëndete burrin tënd. Dakord?”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje