TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2026, 17:36

Sulmi me dronë në Qipro, Starmer dërgon HMS Dragon në Mesdhe: Do mbrojmë çdo centimetër!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi me dronë në Qipro, Starmer dërgon HMS Dragon në

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer njoftoi soit se Mbretëria e Bashkuar do të dislokojë luftanijen HMS Dragon, një shkatërruese e tipit 45, në Qipro, pas një sulmi me dron të prodhimit iranian ndaj një baze britanike në ishull.

Në një postim në rrjetet sociale, Starmer theksoi angazhimin e plotë të Londrës për mbrojtjen e interesave të saj në rajon.

“Mbretëria e Bashkuar është plotësisht e përkushtuar ndaj sigurisë së Qipros dhe personelit ushtarak britanik të vendosur atje. Ne po vazhdojmë operacionet tona mbrojtëse dhe sapo kam folur me Presidentin Nikos Christodoulides për ta njoftuar se po dërgojmë helikopterë me aftësi kundër-dronëve dhe HMS Dragon do të vendoset në rajon”, shkroi ai.

Kreu i qeverisë britanike shtoi se ekzekutivi që ai drejton “do të veprojë gjithmonë në interes të Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve tanë”.

Dislokimi i luftanijes dhe mjeteve ajrore vjen në një moment tensioni të shtuar në Lindjen e Mesme, ndërsa autoritetet britanike nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi dëmet apo përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për sulmin ndaj bazës në Qipro.

Sulmi me dronë në Qipro, Starmer dërgon HMS Dragon në

Lini një Përgjigje