TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Maj 2026, 09:08

Irani paralajmëron SHBA: Negociata ose luftë, vendimi në duart tuaja

Shkruar nga Pamfleti
Irani paralajmëron SHBA: Negociata ose luftë, vendimi në duart
Irani paralajmëron SHBA

Irani ka deklaruar se është i gatshëm të zgjedhë mes përshkallëzimit të konfliktit ose ndjekjes së rrugës diplomatike për t’i dhënë fund përplasjes me Shtetet e Bashkuara.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, bëri të ditur se Teherani i ka paraqitur një plan ndërmjetësit, Pakistanit, me synimin për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare të konfliktit.

Sipas tij, tashmë “topi është në fushën e Shteteve të Bashkuara”, të cilat duhet të vendosin nëse do të ndjekin një qasje diplomatike apo do të vijojnë me përballjen.

“Irani ia paraqiti planin e tij ndërmjetësit, Pakistanit, duke synuar një fund përfundimtar të luftës dhe tani topi është në fushën e Shteteve të Bashkuara, të cilat duhet të zgjedhin midis rrugës diplomatike ose vazhdimit të një qasjeje konfrontuese”, tha zëvendësministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi.

Duke iu drejtuar ambasadorëve dhe drejtuesve të misioneve diplomatike në kryeqytetin iranian, Gharibabadi theksoi se Irani, në funksion të mbrojtjes së interesave dhe sigurisë kombëtare, është i përgatitur për të dyja skenarët.

irani shba negociata lufte

Lini një Përgjigje