TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Prill 2026, 22:30

Irani “shpërthen” ndaj SHBA-së: Bllokada po na çon drejt përplasjes!

Shkruar nga Pamfleti
Irani “shpërthen” ndaj SHBA-së: Bllokada po na çon
Reza Amiri Moghadam

Ambasadori i Iranit në Pakistan, Reza Amiri Moghadam, ka reaguar publikisht ndaj politikave të Shteteve të Bashkuara. Ai ka akuzuar Uashingtonin për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe përshkallëzim të tensioneve.

Në një postim në rrjetet sociale, diplomati iranian deklaroi se SHBA po vazhdon të forcojë bllokadën detare ndaj Iranit, ndërsa paralelisht përdor retorikë kërcënuese dhe kërkesa që i cilëson si të paarsyeshme.

“Nuk mund të vazhdoni të shkelni ligjin ndërkombëtar, të dyfishoni bllokadën tuaj, të kërcënoni Iranin me krime të mëtejshme lufte, të këmbëngulni në kërkesa të paarsyeshme dhe të bëni sikur po ndiqni diplomacinë”, është shprehur Moghadam.

Ai theksoi gjithashtu se për sa kohë që bllokada detare ndaj Iranit mbetet në fuqi, situata do të vijojë të prodhojë “gabime”, duke lënë të kuptohet për rrezikun e incidenteve të reja në rajon.

Deklaratat e ambasadorit vijnë në një moment tensionesh të shtuara mes Teheranit dhe Uashingtonit, ndërsa akuzat dhe kundërakuzat për veprime provokuese janë bërë gjithnjë e më të shpeshta.

ambasadori i iranit në pakistan reza amiri moghadam shba irani

Lini një Përgjigje