Bota13 Prill 2024, 22:22

Izraeli konfirmon nisjen e sulmeve nga Irani, e gjithë ushtria në gadishmëri për luftë

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli konfirmon nisjen e sulmeve nga Irani, e gjithë ushtria në

Në një komunikim me mediat, zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari thotë se Izraeli është përgatitur mirë ndaj sulmit të Iranit.

"Ne jemi përgatitur për skenarë të ndryshëm paraprakisht. Për të kapur këto lëshime dronësh, ne kemi qarqet e mbrojtjes si nga marina ashtu edhe nga forcat ajrore në disa shtresa," shton ai.

Ai shpjegon se do të duhen disa orë që dronët të arrijnë në Izrael dhe sirenat të dëgjohen nëse ndonjë zonë do të jetë nën kërcënim.

"Ne do të përpiqemi t'i pengojmë të arrijnë territorin izraelit, kjo është detyra jonë," thotë ai.

Të gjitha forcat izraelite janë në “gadishmëri të plotë” ka thënë ushtria izraelite.

Hagari tha se dhjetëra avionë luftarakë ishin në ajër si pjesë e gjendjes së gatishmërisë.

Udhëtimet shkollore dhe aktivitetet e tjera rinore të planifikuara për ditët në vijim, fillimi i festës së Pashkës, gjithashtu janë ndaluar nga Komanda e Frontit të Brendshëm.

daniel hagari izrael iran