Bota13 Prill 2024, 21:56

Zyrtari amerikan jep alarmin: Irani mund të sulmojë sonte Izraelin

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtari amerikan jep alarmin: Irani mund të sulmojë sonte Izraelin

Një zyrtar i lartë amerikan ka deklaruar për Al Jazeera-n se "ka një probabilitet të lartë që Irani të nisë një sulm kundër Izraelit sonte, në orët e para të së dielës".

Kjo është raportuar nga transmetuesi izraelit Channel 14.

Sipas këtij burimi, sulmi mund të ndodhë "me pjesëmarrjen e filialeve të tij në Irak dhe Siri".

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit të sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes në Tel Aviv për këtë mbrëmje.